Mangësia e dukshme në subjektin e Titanikut, shpjegohet më në fund nga regjizori James Cameron (fotot)

29/06/2022 21:49

Filmi i famshëm romantik ose politik sipas këndvështrimit të gjithësecilit, Titaniku, nga regjizori James Cameron thuhet se do të rikthehet në ekrane me një version të ripërpunuar në ditën e Shën Valentinit, 2023.

Por megjithse historia ka magjpesur miliona shikues prej dy dekadash e gjysmë, ka pasur gjithmonë një “gropë” të paqartë në subjektin e saj, që cilën fansat nuk e kanë lënë kurrë te harrohet.

Ky është momenti në fund të filmit kur Rose (e luajtur nga Winslet) qëndron në sipërfaqen e ujit mbi një derë, pasi Titaniku është përmbysur.

I dashuri i saj Jack (i luajtur nga DiCaprio) shihet që rri duke qëndruar në ujin e ngrirë pranë saj, para se rrjedhimisht të ngrijë për vdekje.

Megjithse skena është një nga momentet më të fuqishme për nga dramaticiteti, shikuesit gjithmonë kanë pyetur të njëjtën pyetje: Jack nuk ngjitet të rijë mbi ujë në derën ku qëndron Rose?

Dhe në fakt regjizori i është përgjigjur disi shkarazi pyetjes, misteri i së cilës është pranuar në disa raste edhe nga protagonistja Winslet.

Ajo ka thënë se nuk e kupton se përse DiCaprio nuk mund të ngjitet e ndoshta të shpëtojë bashkë me të mbi derën pluskuese.

Por përgjigja vjen nga një intervistë e regjizorit Cameron në 2017 kur u pyet për vdekjen e  Jack.

“Përgjigja është e thjeshtë, sepse në faqen 147 të skenarit Jack duhet të vdesë”.

Cameron thotë më tej se kjo është një zgjedhje artistike:

“E di që është pak pa kuptim, sepse këtë po e diskutojmë 20 vjet më vonë. Por filmi ka të bëjë me vdekjen dhe ndarjen, që janë ato që frymëzojnë emocione,t kështu që nuk ka shumë rëndësi nëse vdiq nga i ftohti apo nëse i ra një tub oxhaku në kokë, janë vetëm arsye artistike jo fizike”.

FOTO GALERI
1/3
“Përgjigja është e thjeshtë, sepse në faqen 147 të skenarit Jack duhet të vdesë”.

Top Channel