Plazhi amerikan i rikthehet familjes me ngjyrë, 100 vjet pas sekuestrimit diskriminues nga autoritetet (fotot)

29/06/2022 21:10

Një rezort i lakmuar bregdetar në Kaliforni që ishte sekuestruar nga pronarët e tij afro-amerikanë prej qeverisë lokale thuajse 100 vjet më parë, i është kthyer së fundmi pasardhësve të tyre nga zyrtarët e Los Angeles.

Vendi i njohur si ‘Bruce’s Beach’ ishte blerë në vitin 1912 për të krijuar një plazh ku të shkonin afro-amerikanët në kohën e segregacionit (ndarjes racore) në Kaliforni.

I vendosur në qytetin e lakmuar bregdetar ‘Manhattan Beach’, autoritetet lokale e morën atë forcërisht në vitin 1924.

Sot zyrtarët e Los Angeles votuan për kthimin e tokës te familja që e zotëronte dikur.

Willa e Charles Bruce blene asokohe dy parcela toke për 1,225 dollarë në 1912, të cilat tashmë kanë vlerën $20 milionë.

Willa u tha asokohe gazetarëve: “sa herë që jemi përpjekur të blejnë tokë për të vend plazhi, jemi refuzuar, por tani unë e zotëroj këtë tokë dhe do ta mbaj”.

Gjatë dekadës së ardhshme, plazhi Bruce’s Beach u kthye në një “qytezë të afro-amerikanëve që vinin këtu nga e gjithë Kalifornia jugore,” tha zëdhënësi i familjes Duane “Yellow Feather” Shepard vitin e kaluar për BBC.

Por rrjedhimisht policia nisi të vendoste tabela që ndalonin parkimin më shumë se dhjetë minuta dhe një tjetër pronar toke vendosi tabelat e ndalimit të kalimit, duke detyruar njerëzit që vinin të ecnin gjysmë kilometri për të arritur te uji, shton ai.

Të gjitha masat shërbenin për të dekurajuar ardhjen e vizitorëve derisa autoritetet sekuestruan tokën me justifikimin e ligjeve për nevojat emergjente, pra për blerjen e detyrueshme nga shteti prej nevojës për rrugë apo nevoja të tjera publike.

Zyrtarët pretendonin se do të ndërtonin një park, por kjo nuk ndodhi deri disa dekada më vonë.

Mocioni i djeshëm për kthimin e tokës pranonte se “është e dokumentuar se lëvizja ishte e motivuar nga ana racore për largimin e bizneseve me ngjyrë dhe zotëruesve të tyre”.

Kthimi ka qenë një proces i vështirë teksa prej vitesh plazhi ka pasur një pllakatë dedikuar ‘Willa e Charle’s, që është legjislatura që lejoi kthimin e pronës te shteti.

Tanimë shteti do të japë qera te familja pronare $413,000 në vit, sipas klauzolës së blerjes së tokës me vlerë më shumë se $20milionë plus kostot, sipas marrëveshjes së qerasë.

“Kjo është një ditë për të cilën nuk ishim të sigurtë se do të vinte,” tha Anthony Bruce, stërnipi i Willa e Charles duke e quajtur momentin “edhe të ëmbël edhe të hidhur”.

“Ne shpresojmë që njerëzit të kuptojnë këtë pjesë të historisë së Amerikës për të cilën nuk flitet shumë, por mendoj se është rruga e duhur për të riparuar të padrejtat e të shkuarës”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/4
Vendi i njohur si ‘Bruce's Beach’ ishte blerë në vitin 1912 për të krijuar një plazh ku të shkonin afro-amerikanët në kohën e segregacionit

Top Channel