Milioneri britanik u qëllua për vdekje nga e dashura ‘e refuzuar’ që e priste me armë në vilën spanjolle (fotot)

29/06/2022 16:15

Mayka Kukucova, modelja sllovake e rrobabanjove ishte 26 vjeçe kur qëndronte në krevat duke pritur biznesmenin 48 vjeçar Andrew Bush, që vinte në vilën e tij në Spanjë në prill 2014.

Pronari milioner i dyqaneve të bizhuterive i njohur në qytet si “Mr Bling i Marbellas” u qëllua për vdekje nga ish-e dashura e tij xheloze që e priste e armatosur në krevat, u tha në gjyqin e çështjes.

Mayka Kukucova, asokohe modele 26 vjeçare, priste në krevat teksa biznesmeni qejfli kthehej në vilën e tij me të dashurën e re.

Kukucova kishte arritur t’i shmangej rojeve të sigurisë për të hyrë brenda, pasi refuzonte  që Bush të lidhej me të dashurën më të re 20-vjeçaren Maria Korotaeva, shkruan rrjeti Somerset Live.

Korotaeva që vinte prapa tij nga makina, dëgjoi tre të shtëna me armë zjarri dhe më pas gjeti partnerin e saj të ri në një pellg gjaku, teksa debati me Kukucova ishte mbyllur me gjuhën e armës, u tha në gjykatë.

Një hetim zbuloi se Bush ishte goditur nga një plumb në krah dhe dy të tjerët në kokë.

Kukucova u burgos në maj 2016 për 15, por një vit më vonë dënimi iu reduktua në 13 vjet burg.

Mjeku ligjor britanik Dr Peter Harrowing tha se hetimet për vdekjen e Bush ishin rikryer pas sjelljes së trupit të tij më në fund në Britani në fillim të këtij viti, pesë vjet pas vdekjes.

Dr Harrowing tha se procedura kriminale ndaj Kukucova ishte kryer në Spanjë ku dhe u shpall fajtore në 2016.

Mjeku ligjor tha: “Më 5 prill 2014, rreth mesnatës zoti Bush erdhi në shtëpinë e tij në Malaga, me partneren e tij të re, por brenda në shtëpi ishte Mayka Kukucova.

“Bush kishte ftuar ish-të dashurën e tij të largohej por ajo nuk e bënte dhe kërkonte të thërriste policisë. Por një argument i ashpër nisi mes Bush e zonjushës Kukucova.

“Rrjedhimisht Kukucova përdori një armë zjarri që kishte me vete, me të cilën qëlloi Bush tre herë, e nxitur nga dëshira për ta vrarë.

“Zoti Bush nuk kishte mundësi reagimi për të mbrojtur veten e tij.

“Kukucova u largua nga vendngjarja por rrjedhimisht u arrestua, u gjykua dhe u shpall fajtore për vrasje.

Në gjyqin e Kukucova në 2016, u tha se modelja ishte bërë e fiksuar me zotin Bush që pas ndarjes së tyre në nëntor 2013.

Zoti Bush lë pas ish-gruan e tij Samantha, dhe të bijën Ellie Mason Bush.

FOTO GALERI
1/9
Mayka Kukucova, modelja sllovake e rrobabanjove ishte 26 vjeçe kur qëndronte në krevat duke pritur ish-te dashurin me pistolete ne dore

Top Channel