Ditët e fundit të pushimeve/ Cancelo bën një “mik të ri, Ramos tregon muskujt

29/06/2022 18:38

Futbollistët më në zë të Europës janë duke shijuar ditët e fundit të pushimeve para se të rikthehen protagonist të një tjetër sezoni të gjatë, teksa në mes është edhe Botërori i Katar 2022.

Kështu, një nga ata të cilët po kalon një periudhë fantastike është Joao Cancello i Manchester City. Ylli i The Citizens ka zgjedhur Seychelles të Afrikës së Jugut ndërsa në rrjetet sociale ka treguar edhe një nga “miqtë” e tij më të ri.

Fjala është për një breshkë gjigande, të cilën Cancelo nuk ka ngurruar edhe ta ushqejë. Sipas SuperSport nga ana tjetër, Sergio Ramos tregon muskujt duke e bërë të qartë se në sezonin e ri do të kërkojë të jetë protagonist me fanellën e PSG për të tentuar suksesin europian me fanellën e parisienëve.

Ndërkohë, Mohamed Salah ka postuar një foto të tijën nga vila në të cilën po kalon pushimet para se të rikthehet nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp ndërsa këtë sezon do të ketë një partner të ri në sulm, Darwin Nunez. Sakaq, ai që i ka përfunduar pushimet është Bruno Fernandes i Manchester United me mesfushorin që është gati të mësojë taktikat e reja të Erik ten Hag.

Top Channel