Këngëtarja me famë botërore Adele së bashku me partnerin e saj Rich Paul ishte e pranishme në dasmën e lojtarit të NBA-së, Kevin Love.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte padyshim veshja e këngëtares, e cila ishte magjepsëse.

Adele kishte zgjedhur brendin e Alexander McQueen, një fustan deri në fund të këmbëve me pëlhurë prej tyli të gjitha në ngjyrë të zezë.

I gjithë fustani ishte i thjeshtë me një dizajn të veçantë me pjesën e sipërme dekolte dhe me mëngë tyli. Look-u ishte e shoqëruar me taka të zeza dhe një kuletë e zezë.

Këngëtarja kishte preferuar të vishej e gjitha me të zeza, pa eksploruar shumë me ngjyrat dhe modelet.

Kjo nuk është hera e parë që  Adele vishet me këtë ngjyrë, pasi në pjesën më të madhe të daljeve publike preferon të vishet me të zeza.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel