Gati një e treta e qytetaërve që kanë bërë një test Covid gjatë 24 orëve te fundit, kanë rezultuar pozitivë, shifër kjo më e lartë se çdo ditë tjetër gjatë dy muajve të fundit.

Konkretisht, janë 581 raste të reja nga 1534 testime të kryera gjithsej.

Numri më i lartë i infektimeve është në Tiranë, me 329. 45 raste pozitive janë konfirmuar në në Fier, 23 në Lezhë, 18 në Durrës, nga 13 qytetarë në Kurbin, Krujë, Vlorë, nga 12 qytetarë në Lushnjë, Elbasan, 10 në Gjirokastër, nga 9 qytetarë në Shkodër, Sarandë, Berat, nga 7 qytetarë në Roskovec, Divjakë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gramsh, nga 4 qytetarë në Vorë, Maliq, Pogradec, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Përmet, Poliçan, nga 2 qytetarë në Shijak, Kavajë, Patos, Mallakastër, Himarë, Librazhd, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Delvinë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 2,528 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,271 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid 19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti Covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Statistika (29 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 581
Të shëruar në 24 orë 217
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1534

Testime totale 1,847,632
Raste pozitive 280,298
Raste të shëruara 274,271
Raste Aktive 2,528
Humbje jete 3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,842
Fier 168
Vlorë 133
Durrës 99
Gjirokastër 70
Lezhë 66
Shkodër 50
Elbasan 46
Korçë 24
Berat 21
Dibër 6
Kukës 3

Top Channel