Moderatorja Kiara Tito, e ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” ka zbuluar se si do ta dëshironte partnerin ideal për të.

Ajo tha se kushti kryesor është që ai person të mos jetë mediatik ndërsa për sa i përket cilësive të tij, ajo tha se idealizimet që ka nuk do të realizohen kurrë.

Armina Mevlani: Ti je në një lidhje?

Kiara Tito: Jo nuk jam në një lidhje momentalisht.

Armina Mevlani: Si do e dëshiroje partnerin?

Kiara Tito: Nuk është se kam një tipologji, sepse duke kaluar vitet e kam kuptuar që ato idealizimet që kam në kokë për partnerin janë të kota sepse asnjëherë nuk do të realizohen.

Dalina Buzi: Këngëtar do e doje?

Kiara Tito: Jo nuk do ta doja. Nuk do të doja të ishte njeri i medias.

 

Top Channel