“Vendos në punë kontaktet në UEFA”, Ramos i kërkoi ndihmë presidentit të La Liga-s për Topin e Artë

29/06/2022 22:06

Ëndrra e secilit futbollist është të fitojë të paktën një herë trofeun prestigjioz, Topi i Artë.

Një arritje të cilën ka kërkuar me ngulm ta përsërisë edhe Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll pretendonte se në vitin 2020 kur fitoi La Liga-n me Real Madrid, mund të ishte viti i duhur për të.

Madje, së fundmi është zbuluar edhe një audio ku spanjolli kërkon ndihmën e presidentit të La Liga-s, Rubiales.

“Vendos në punë kontaktet e tua”, i thotë Ramos presidentit ndërsa thekson se kurrë në karrierën e tij nuk i kishte kërkuar ndonjë favor.

“Unë kurrë nuk të kam kërkuar asgjë, por më duhet ta bëj tani sepse e ndjej se ka qenë një vit special për mua. Kam pasur një performancë shumë të mirë, dua të më ndihmosh me gjithçka që unë të fitoj Topin e Artë. Vendos në punë kontaktet e tua në UEFA. Do të isha mirënjohës për të gjithë jetën, do të ishte një e mirë jo vetëm për mua, por edhe për futbollin spanjoll sepse e meriton”, i thotë Ramos presidentit, shkruan SuperSport.

Megjithatë, në fund, Ramos nuk pati fat pasi në vitin 2020 Topi i Artë nuk u akordua si pasojë e COVID-19.

Top Channel