Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur bojkot pa afat gjyqeve në të gjithë vendin.

Edhe në qytetet ku u rikthyen seancat disa ditë më parë. Për 10 ditë bojkotohen edhe masat e sigurisë në të gjithë vendin.

“Sot më datë 29 qershor 2022 nga Dhoma Avokatëve të Shqipërisë vendosi bojkot të të gjitha proceseve gjyqësore civile , penale dhe administrative po kështu edhe të masave të sigurimit për një afat 10 ditor duke u nisur nga sot”, sipas njoftimit.

Avokatët kërkojnë që qeveria e gjyqësorit të tërhiqet nga harta e re gjyqësore në të cilën reduktohen 18 gjykata.

Rreth 2 mijë avokatë, prej disa javësh tashmë, kanë bojkotuar proceset në formë greve për të detyruar KLGJ-në që të reflektojë mbi hartën e re gjyqësore, për te cilën ne fakt KLGJ tanimë ka votuar për mbylljen e shumë gjykatave. Dhoma e Avokatisë, pretendon se “KLGJ ka injoruar dhe nuk ka marrë në konsideratë propozimet e tyre”.

Top Channel