Kapet “droga e Xhihadit”/ 2,3 tonë captagon në duart e policisë siriane!

29/06/2022 14:31

Njësitë siriane te antidrogës sekuestruan një sasi rekord prej 2.3 tonësh captagon, një lende narkotike stimuluese e familjes  së amfetaminës.

E përshkruar ndryshe si “droga e Xhihadit”, captagoni është popullor në Lindjen e Mesme dhe i përhapur sidomos në zonat e shkatërruara nga lufta siç është Siria, ku konflikti ka nxitur kërkesën dhe ka krijuar mundësi të mëdha për prodhuesit.

Ne fillim, prodhimi i kësaj droge ishte fokusuar në Liban; Shteti Islamik e shiste masivisht për të financuar aktivitetet e tij. Captagoni u pagëzua “ si droga e Xhihadit” pasi u gjet në bazat e militantëve, përfshirë dhe atë të përdorur nga islamistët që vranë 90 vetë në teatrin Bataclan të Parisit në vitin 2015.

Korrikun e dy viteve më parë, autoritetet italiane njoftuan se kishin kapur 14 tonë pilula amfetaminash që mbërrinin një vlerë tregu prej 1 miliardë dollarë e që vinin nga Siria. Ky u përshkrua atëherë si operacioni më i madh i këtij lloji në botë.

Top Channel