Fotot/ “Ylli” i Romës kapet “mat” me një shqiptare, ja kush është bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën

29/06/2022 13:38

Një shqiptare i merr mendjen “yllit” të Romës, Nicolo Zaniolo.

Sipas të përjavshmes italiane “Chi”, autori i golit të vetëm në “Air Albania” në finalen e Conference League (Roma –Feyenoord 1-0), ka krijuar një lidhje të re me parukieren, Kejdis Bardhi e cila jeton dhe punon në Terni dhe nga emri duket që është me origjinë shqiptare.

Të dy janë thuhet se janë fotografuar në Ponza, në bordin e një jahti, çka ka ngjallur mjaft interes te fansat e sulmuesit të Romës. Shqipëria i solli fat Zaniolos e ndoshta kënaqësinë që ia rezervoi fati si futbollist e kërkon edhe në jetën sentimentale.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel