Një pronar restoranti në Prishtinë ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të treguar revoltën që ata kanë ndaj ndërkombëtarëve për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka vendosur tu ndalojë hyrjen në restorant të gjithë shtetasve të BE.

Gjesti simbolik është “shenjë revolte dhe dëshpërimi ndaj pritjes”, i tha Shpejtim Pefqeli, pronari i restorantit Mama’s, që si për ironi ndodhet pikërisht përballë zyrave të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Vendimi i tij erdhi pas samitit të javës së kaluar BE-Ballkani Perëndimor, ku Kosova kishte shpresuar të pranohej në një skemë që do t’u lejonte qytetarëve të saj udhëtimin pa viza në Zonën Shengen të Evropës.

Por deri në fund të samitit, masa nuk u miratua edhe pse Prishtina argumentoi se i plotësonte të gjitha kushtet.

E tani duket se vendimin e Shpejtimit e mbështesin edhe qytetarë që frekuentojnë lokalin

Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është njohur nga mbi 100 vende. Por pasaporta e saj ende hap pak dyer.

Top Channel