Një 67-vjeçar me inicialet H.H. është gjetur pa shenja jete në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës.

Policia ka bërë me dije se ngjarja mund të  ketë ndodhur aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 17:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Fier.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel