20:01
BE: Vazhdon regjimi i letrave ngjitëse për targat
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë se BE-ja shpreh keqardhje për mosarritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat në takimet e fundit në kuadër të dialogut, porse, në mungesë të marrëveshjes për një zgjidhje afatgjate, do të vazhdojë të vlejë regjimi i letrave ngjitëse.