Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur pak më parë në Durrës.

Mësohet se drejtuesi i një  mjeti R.B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, rreth orës 17:40.

Gjendja e të miturit ende nuk dihet, por ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel