Mbrëmjen e djeshme u mbyll edicioni i 20-të i Tirana International Film Festival (TIFF).

Prej datës 24 shtator çdo ditë janë shfaqur filmat konkurrues në Kinema Millenium dhe pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Kjo javë ka sjellë në Tiranë rreth 100 regjisorë, aktor, producentë, nga vende të ndryshme të botës. Gjatë gjithë javës anëtarët e jurisë kanë vendosur bashkarisht se kush do të jenë fituesit e mbrëmjes së sotme duke dhënë 31 çmime për kategoritë e botës së kinemasë.

Për kategoritë kryesore ka 4 juri ndërkombëtare të formuar nga personalitete të njohur të industrisë kinematografike, si dhe një grup kineastesh të njohur nga Shqipëria e Kosova. TIFF është Oscar Qualifying, por në këtë ediconin të 20-të, për herë të parë është edhe European Film Awards Qualifying, dhe futet midis 29 festivaleve më të rëndësishme në Europë për të propozuar 5 European short film në Europian Film Awards.

Për këtë vit çmimi i madh TIFF best short film Golden Owl, Bufi i Artë si dhe best European short film që do të nominohet për Erupian Film Awrds 2022 në dhjetor të këtij viti ishte i njëjtë i film The Red Suitcase, nga Cyrus Neshvand nga Luksenburgu. The Suit Case ka në qendrën figurën e femrën në Iran që jeton midis të shkuarës dhe të ardhmes.

“Ndërkohë që ne po bënim një film këtu për gratë në Iran, gratë po vriten. Sot jam duke menduar seriozisht për to dhe për luftën që ato po bëjnë”, tha Cyrus Neshvad, regjisor.

Rëndësia e këtij çmimi qëndron se filmi me metrazh të shkurtër Thw Suitcase do të nominohet për edicionin e 95 të çmimeve Oskar në vitin 2023.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar këtë vit programit tradicional KIDS, një program i pasur e i larmishëm nga të gjitha zhanret.

Çdo ditë  janë shfaqur filma në Liceun Artistik, të ndarë në dy programe për moshat nga 5-10 vjeç dhe nga 11-15 vjeç.

Kategoritë kryesore:  Feature, Perspec TIFF, Documentary dhe Short Films: Fiction, Animation, Video Art & Experimental, Balkan Shorts si dhe In Albanian.

Këtë vit ka pasur 2918 filma që aplikuan nga 109 vende të botës dhe u përzgjodhën  243 filma, nga të cilët 209 filma të shkurtër dhe 34 filma të metrazhit të gjatë.

Top Channel