Lëvizte me një shumë të konsiderueshme parash në makinë, procedohet në gjendje të lirë 39-vjeçari

01/10/2022 16:00

Një 39-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi lëviozte më shumën e konsiderueshme të parave në makinë.

Shtetasit me iniciale K. D., banues në Vlorë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Audi” iu gjetën 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Policia sekuestroi paratë, një apartat celular dhe automjeti me të cilin lëvizte 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Top Channel