Pas një muaji, Sindikata e Bashkuar e Arsimit po shqyrton mundësinë e pezullimit të grevës.

Këshilli Grevist ka vendosur t’i japë edhe një mundësi tjetër Qeverisë të shqyrtojë kërkesat e tyre, pa dëmtuar procesin mësimor më tutje.

Gashi thotë se po mblidhen vendimet e të gjitha shkollave në nivel vendi për të vendosur më së largu të shtunën nëse greva do të pezullohet deri në janar.

Ndërkohë, Këshilli i Prindërve të Kosovës ka paralajmëruar çregjistrim të fëmijëve nga shkollat publike në rast se nuk ndalet greva.

Qeveria e Kosovës mbetet e palëkundur në vendimin e saj për përmbushjen e kërkesës kryesore të sindikatave, 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Institucionet e arsimit janë në grevë prej 1 shtatorit.

Top Channel