Në Shqipëri Fidel Ylli është cilësuar si mjeshtër i sportit, ndërsa sot Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nderohet me çmimin më të rëndësishëm të vlerësimit të figurave ndërkombëtare në sport nga Komiteti Olimpik Europian.

Nga Olympia e lashtë, presidenti i Komitetit Olimpik Europian, Spyros Capralos i dorëzoi presidentit të KOKSH-it vlerësimin “Laurels’ Award” për kontributin e jashtëzakonshëm për sportin shqiptar dhe atë Europian, për kontributin e çmuar ndër vite për Lëvizjen Olimpike në Shqipëri.

Ky vlerësim u bë në prezencë të përfaqësuesve të 50-të shteteve, anëtarëve të Komiteti Olimpik Europian.

Në fund të fjalës së tij Fidel Ylli kërkoi që Seminarin i radhës i Komitetit Olimpik Evropian të zhvillohet në Tiranë.

Top Channel