Dy persona të identifikuar si  Sokol Gjeci dhe Albert Cenaj janë arrestuar në Tiranë, pasi do të shkëmbenin pakon me lëndë narkotike me një 23-vjeçar.

Në kuadër të operacionit policor “White pack”, u arrestuan bashkëpunëtorët dhe u shpall në kërkim i riu që do të merrte pakon me një kilogramë të dyshuar kokainë.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Autorët 54-vjeçari nga Maminasi Sokol Gjeci dhe 42-vjeçari nga Shijaku Albert Cenaj janë konstatuar në Marikaj, duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë të riut me iniciale S. Gj., i cili është larguar me vrap.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel