Kriza te Juventus, Allegri: Nuk duhet të merremi me problemin, por me zgjidhjen

01/10/2022 17:37

Për Massilimiano Allegrin, që Juventus të arrijë të marrë rezultate pozitive nuk duhet të merret me gjetjen e problemit, por me zgjidhjen e situatës ku ndodhet.

Duke folur në prag të ndeshjes me Bolognën, tekniku theksoi se gjatë pushimit të kampionatit ka reflektuar dhe sipas tij vetëm me gjetjen e zgjidhjes rezultatet te “Zonja e Vjetër” do ndryshojnë.

“Kemi parë pak nga të gjitha, sidomos në javën e parë kemi bërë shumë krahasime mes nesh për të analizuar se cilat mund të jenë problemet. Kur vijnë këto momente atëherë kërkojmë problemin, por në vend të kësaj ne duhet të kërkojmë zgjidhjen. E vetmja zgjidhje është që të bëjmë më shumë në fushë dhe të kërkojmë ndryshimin. Unë do të thoja që ka pasur nervozizëm të tepruar me Salernitanën, që na bëri ta humbnim edhe në vijim.”-u shpreh në konferencën për mediet Allegri./ Super Sport

Top Channel