Një 31-vjeçar nga Kosova është hetuar në gjendje të lirë, pasi nuk deklaroi 14 000 paund dhe 2600 euro në kufirin e Morinës.

I riu me iniciale B. G., i cili lëvizte me mjetin tip “Porsche”, në vijën e dytë të kontrollit në Republikën e Shqipërisë iu bë kontrolli i imtësishëm.

Më pas policia gjeti paratë e padeklaruara në makinën e 31-vjeçarit, lindur në Kosovë dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat tashmë janë sekuestruar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Top Channel