VIDEO/ Humbi jetën në mënyrë tragjike, mbi 2000 tifozë bëjnë homazh në stadium në nder te Jesus de Miguel 04/11 13:03
Vjen momenti i Kristjan Asllanit. Mesfushori 20-vjeçar shqiptar, që u transferua me bujë te Interi në verë, kishte luajtur vetëm 30 minuta si zëvendësuar në javët e para të sezonit, por ndaj Romës është përzgjedhur nga Inzaghi për të luajtur nga minuta e parë.
Ky do të jetë një test mjaft i rëndësishëm për futbollistin kuqezi, që pas sezonit të kaluar ku spikati me Empolin, do të provojë të bëjë një tjetër hap të madh në karrierë, duke marrë çelësat e mesfushës zikaltër.
Vetëm në stol futbollisti tjetër i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, që vjen pas një dëmtimi dhe do të rrijë në pankinën e Romës, me shpresën për të luajtur qoftë edhe disa minuta në pjesën e dytë.
Inter-Roma
Formacionet zyrtare:

Top Channel