Bie nga kati i katërt 13-vjeçarja në Sarandë! Pëson fraktura, transportohet drejt Traumës në Tiranë

01/10/2022 17:59

Një 13-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati pasditen e sotme në Sarandë.

Sipas bluzave të bardha të pediatrisē Sarandë vajza me iniciale K.N., shkoi në spital me shenja vitale dhe reagonte gjatë mjekimeve, por kishte marrë goditje në kokë dhe kishte fraktura në këmbë dhe  dorë.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së adoleshentes.

Rënien e saj rastësisht e ka parë një efektiv policie banesa e të cilit ishte përballë më atë të 13 vjeçares.

Ai ka shkuar menjëherë e mori vajzën në duar dhe me mjetin e tij e shpuri atë në spital.

Pas ndihmës së parë adoleshentja u transportua  me helikopter tek Qendra e Traumës në Tiranë.

Top Channel