Foto ilustruese

Një 54-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj nga familjarët.

Sipas policisë dyshohet se viktima me iniciale F. N. vuante nga sëmundja e epilepsë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2022, në fshatin Gropaj, Vaqarr, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete shtetasja F. N., 54 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga epilepsia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel