Katër persona janë vënë në pranga në Mirditë, dy prej tyre babë e bir, pasi mbanin në makinë dhe banesë lëndë narkotike për t’i shitur.

Në bazë të operacioit të koduar “Mashtërkor”, gjatë dy kontrolleve të bëra nga Policia e Lezhës dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, u sekuestruan 31 kilogramë kanabis, 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Të arrestuarit janë:

-F. Gj., 63 vjeç dhe G. Gj., 29 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Mashterkor të Mirditës

– 23 vjeçari D. L., banues në Pukë dhe 19 vjeçari M. J., banues në Mirditë.

Njëri nga grupet policore ka ndaluar në Rrëshen për kontroll shtetasit G. Gj., D. L. dhe M. J, ku më pas iu është gjetur lënda narkotike në një çantë krahu.

Njëkohësisht, grupi tjetër ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të arrestuarve dhe konkretisht, në banesën e shtetasve F. Gj. dhe G. Gj. (babë e bir), janë gjetur të ndara në disa qese.

U sekuestruan rreth 31 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 8 palë gërshërë me mbetje lënde narkotike, të cilat dyshohet se përdoreshin për përgatitjen e qeseve.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Top Channel