Dita ndërkombëtare e kafesë shënohet çdo vit në 1 tetor që prej vitit 2015 me qëllim promovimin e kremtimin e kësaj pijeje kaq të dashur për shumëkënd.

Ajo u caktua nga Organizata Ndërkombëtare e Kafesë, e cila vetë është themeluar në 1963-shin dhe sot, numëron 43 vende anëtare eksportuese dhe 6 importuese, që së bashku, përbëjnë 98% të prodhimit të kafesë në botë dhe 67% të konsumit të saj.

Evente të ngjashme megjithatë, nuk kanë munguar as në të shkuarën. Që në 1983-shin, All Japan Coffee Association nderonte kafenë dhe prodhuesit e saj, e në Nepal, Tajvan e madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ditë kombëtare të kushtuar kafesë.

1 tetori shërben për të ndihmuar edhe sesi të mësohet më shumë rreth kafesë, procesin e rritjes dhe mënyrën sesi kokrrat e saj shndërrohen më pas në pijen që shijojnë miliona vetë në të gjithë planetin, duke u kthyer në pijen e tyre të përditëshme.

Kafeja është pija më e përdorur nga shqiptarët. Shijen e njohur tradicionale, por edhe në atë moderne të gjithë e provojnë me kafen më të njohur shqiptare Lori Kafe.

Në Italinë fqinjë, kafeja është praktikisht një ritual social e kulturor. Me 30 milionë kafe ekspres të konsumuara atje çdo ditë, Roma vendosi ta bëjë “espresson” kandidat për statusin e trashëgimisë së Unescos-s.

Top Channel