Luftëtarët e ISIS sulmohen për vdekje nga luanët pas kthimit nga beteja (fotot)

01/10/2022 17:18

Një numër xhihadistësh të lidhur me grupin ISIS raportohet se janë sulmuar dhe vrarë nga kafshët e egra, përfshi dhe luanë, teksa fshiheshin në xhungël gjatë një beteje në Mozambik.

Një konflikt i brendshëm që vijon në provincën Cabo Delgado ka ringjallur militantizmin islamist në vend, teksa dhuna në rajon ka nisur prej vitit 2017 në lidhje me rezervat e gazit në vend.

Por planet e eksplorimi të gazit natyror janë frenuar pasi grupi militant i njohur si ISIS-Mozambique nuk pranon shfrytëzimin.

Prej nisjes së përplasjeve ka pasur sulme ndaj civilëve dhe përleshje mes militantëve dhe forcave pro-qeveritare, që kanë rezultuar në humbje për të dyja palët.


Një zyrtar vendas tha për rrjetin The Times mbi përleshjet e fundit: “Disa prej militantëve kanë vdekur nga plumbat, ndërsa të tjerë nga sulmet e kafshëve si luanë, krokodilë, gjarpërinj e bufalo.

Edhe rrjeti BBC World  raportonte dje grupet qeveritare të thonin: “Shumë prej tyre kanë vdekur nga armët tona, por dhe kafshët e egra kanë kontribuar në vdekjen e militantëve islamistë.

Ndërkohë konflikti vijon në Cabo Delgado teksa palët kërkojnë të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen e energjisë për nxjerrjen e gazit.

FOTO GALERI
1/3
Një konflikt i brendshëm që vijon në provincën Cabo Delgado ka ringjallur militantizmin islamist në vend

Top Channel