Një numër xhihadistësh të lidhur me grupin ISIS raportohet se janë sulmuar dhe vrarë nga kafshët e egra, përfshi dhe luanë, teksa fshiheshin në xhungël gjatë një beteje në Mozambik.
Një konflikt i brendshëm që vijon në provincën Cabo Delgado ka ringjallur militantizmin islamist në vend, teksa dhuna në rajon ka nisur prej vitit 2017 në lidhje me rezervat e gazit në vend.
Por planet e eksplorimi të gazit natyror janë frenuar pasi grupi militant i njohur si ISIS-Mozambique nuk pranon shfrytëzimin.
Prej nisjes së përplasjeve ka pasur sulme ndaj civilëve dhe përleshje mes militantëve dhe forcave pro-qeveritare, që kanë rezultuar në humbje për të dyja palët.
It has been more than a year since the Rwandan Army arrived in #CaboDelgado. People of that region are now enjoying peace and security after many years living under the yoke of terrorism of ISIS, thank you @RwandaMoD for again bringing joy to the citizens of #Mozambique. pic.twitter.com/Cg0BW35AYl
— HABIMANA Christian (@habichris) September 30, 2022
Një zyrtar vendas tha për rrjetin The Times mbi përleshjet e fundit: “Disa prej militantëve kanë vdekur nga plumbat, ndërsa të tjerë nga sulmet e kafshëve si luanë, krokodilë, gjarpërinj e bufalo.
Edhe rrjeti BBC World raportonte dje grupet qeveritare të thonin: “Shumë prej tyre kanë vdekur nga armët tona, por dhe kafshët e egra kanë kontribuar në vdekjen e militantëve islamistë.
Ndërkohë konflikti vijon në Cabo Delgado teksa palët kërkojnë të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen e energjisë për nxjerrjen e gazit.
Top Channel