Trajneri spanjoll kërcënon lojtarët: I pret stoli ata që mendojnë për Kupën e Botës

01/10/2022 14:28

Villareal renditet në vendin e gjashtë në La Liga me 11 pikë, shtatë më pak se Reali kryesues.

Ekipi i Unai Emery luan sot në transfertë përballë Cadiz, përballje që do të transmetohet në SuperSport 4 (14:00).

“Nëndetësja” ka disa lojtarë që do të marrin pjesë në Botërorin e Katarit me Kombëtaret e tyre, të cilët trajneri i ka paralajmëruar në prononcimin për shtypin, duke theksuar se duhet të fokusohen vetëm te Villareali.

E di shumë mirë që lojtarët e kanë mendjen te Kupa e Botës, kështu që do të sigurohem që lojtarët e mi të jenë shumë të fokusuar këtu. Ndonjëherë habitem me atë që dëgjoj nga jashtë.

Në të kaluarën jam përballuar me disa surpriza dhe tani, falë përvojës që kam, jam i përgatitur të sigurohem që lojtarët e mi të jenë në maksimumin e tyre. Nëse nuk do jenë do të më duhet të aktivizoj të tjerë në vendin e tyre”, deklaroi 50-vjeçari spanjoll./ Super Sport

Top Channel