Kreu i Këshillit të PD-së, Edi Paloka shpjegoi tre risitë e primareve, të cilat u diskutuan në mbledhje.

Tre risitë janë që për primaret do të votojnë edhe simpatizantët, do të qëndrojnë balotazhi dhe detyrat e kryetarëve do u kalojnë nënkryetarëve gjatë kohës së kandidimit  të tyre.

”U diskutua rreth kësaj çështje, ajo që mund të konsiderohet në primaret e fundit, në votime nuk do marrin pjesë vetëm anëtarësia por edhe simpatizantë, në të cilat përcaktohet qartazi se cilët janë në statut, statute e përcakton që simpatizantët e kanë të drejtën e votimit në primare, Kandidimi  i kryetarëve të degëve dhe pozicionit që duhet të mbajnë në momentin që kandidojnë. Kryetarët e degëve që do të kandidojnë gjatë kohës funksionet e tyre do ti kryejë një nga nënkryetarët, gjatë primareve kryetarët nuk do t’i ushtrojnë detyrën e tyre. Nëse fitojnë në primare dhe shpallen kandidat, statute parashikon që menjëherë nuk janë në pozicion, por në pozicionin e kandidatët. U diskutua edhe nëse do të ketë apo jo balotazh dhe u vendos që do të qëndrojë, këto ishin tre risitë, pjesa tjetër dihet se ka qenë edhe në primaret e tjera”, tha ai.

“Pas ditës së sotme do kontaktojmë aleatët. Sot mbyllëm rregulloren, nga nesër do përcaktohet edhe grupi negociator, ku Berisha do jetë negociatori kryesor”, shtoi ai.

Top Channel