Më 1 tetor ka filluar regjistrimi i popullsisë në Serbi e në Bujanoc qysh në mëngjes nisi regjistrimi i shqiptarëve.

Ramadan Demiri jeton në fshatin Tërnoc të Bujanocit tash e 40 vjet dhe për shkak që një kohë ka migruar në Zvicër, u regjistrua këtë të shtunë.

Edhe Rexhep Hasani tash i pensionuar dhe që kalon kohë më shumë në Bujanoc ka ardhur nga Zvicra për t’u regjistruar si banorë.

Regjistrimi i banorëve është bërë derë më derë dhe i tillë do të vazhdojë deri më 31 tetor.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi për herë të parë që nga 2002 po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në serbi, kjo për shkak që këtë vit janë krijuar procedura më të lehta për regjistrim.

Formulari i regjistrimit është në gjuhën shqipe, regjistruesit dhe instruktorët janë shqiptarë si dhe është lejuar regjistrimi i diasporës. Regjistrohu dhe dëshmo që je këtu janë thirrjet që po u bëhen shqiptarëve në fushatën për regjistrim të popullsisë

Fushata për regjistrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës po bëhet për t’i ikur pasivizimit të adresave dhe për përfaqësim më të dinjitetshëm.

Sipas statistikave të nxjerra nga regjistrimi i popullsisë së Serbisë në vitin 2002 del se brenda territorit të saj jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, ndërkohë që me regjistrimin e vitit 2011 kur shqiptarët vendosën të mos regjistroheshin, statistikat tregojnë pak mbi 10 mijë shqiptarë që jetojnë në Serbi.

Top Channel