Trajneri më i paguar në botë, presidenti i Atleticos “blindon” Diego Simeonen

01/10/2022 14:52

Diego Simeone është trajneri më i paguar në botë.

Argjentinas drejton Atletico Madrid prej dhjetori të vitit 2011, teksa përfiton rreth 40 milionë euro bruto në sezon, duke lënë pas Pep Guardiolën dhe Jurgen Klopp.

“El Cholo” ka edhe dy vite kontratë me ekipin spanjoll, aty ku mund të qëndrojë sa të dojë sipas presidentit Enrique Cerezo, i cili ka besim absolut tek aftësitë e 52-vjeçarit argjentinas.

“Flitet për shumë gjëra, por Simeone është trajneri ynë dhe do të qëndrojë si trajner i Atleticos për aq kohë sa të dojë.

Ai ka dhënë shumë për klubin dhe të gjithë ne duhet të mbështesim vendimet që ai i konsideron si më të mirat për ekipin”, deklaroi kreu i “Colchoneros”./ Super Sport

Top Channel