E mërkurë, 17 Nëntor 2021
20:40
Investigimi i Fiks Fare/ Firmat e ‘Foltores’, firmosje me gjeneralitete false pa qenë anëtar

Fiks Fare denoncoi edhe mbrëmjen e së mërkurës parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021.

20:27
Protestat ndaj familjes Glazers dhe Super League, arrestohen 10 tifozë të tjerë të United

Tifozët e Manchester United nuk u përmbajtën më 2 maj, datë kur ishte programuar të luhej ndeshja e kampionatit ndaj Liverpool në “Old Trafford”.

20:22
Reagon portierja ‘e dyshimtë’ e femrave të Iranit: Jam grua, mos diskriminoni se do t’ju padis (fotot)

Portierja e shumë-përfolur e kombëtares së futbollit të femrave të Iranit ka folur sot në lidhej me dyshimet për gjininë e saj, duke thënë se do të padisë federatën e Jordanisë që nisi akuzat publike kundër saj kur tha se “mund të ishte burrë”.

20:19
Kampionati i Shahut organizohet për herë të parë në gjimnazin “Qemal Stafa”

Në shkollën e mesme ‘Qemal Stafa’ në Tiranë u zhvillua këtë të mërkurë për herë të parë kampionati i shahut.

20:12
Historik kualifikimi ndaj Kastriotit, askush si Flamurtari në Kupën e Shqipërisë

Sot u mësuan shtatë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, teksa derbi i nesërm midis Tiranës dhe Dinamos (e enjte, 19:45), me “Blutë” e Shkëmbit që kanë fituar 2-0 ndeshjen e parë, do të përcaktojë edhe ekipin e fundit.

20:10
Makinat hipin mbi trotuare në Lezhë, njerëzit detyrohen të ecin në rrugë!

Zaptimi i trotuareve është prezent thuajse në çdo lagje të qytetit.

20:00
Efi pëlqen Brunon, por do të donte një takim me Bashkimin: Do të dal po nuk më refuzoi

Efi i është përgjigjur pyetjeve të publikut, mes të cilave përfshihet domethënia e emrit të saj, pëlqimi për djemtë në studio dhe kujtimin më të cmuar nga fëmijëria.

19:59
“Zoti krijoi botën për dashuri”/ Shfaqja vendoset në skenë nga aktorët Liza Xhuvani dhe Kristian Koroveshi

Zoti e krijoi botën për dashuri, me këtë titull vjen dialogu skenik i radhës mes Luiza Xhuvanit dhe Kristian Koroveshit.

19:55
Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë/ Kukësi zhgënjen, kalojnë Teuta, Vllaznia dhe Partizani

Janë mbyllur edhe 7 sfidat e turit të dytë të kupës së Shqipërisë ndërkohë që derbi Tirana-Dinamo që luhet ditën e enjte do të mbyll këtë faze të kupës dhe do të kompletojë grupin e skuadrave që do të luajnë në fazën tjetër.

19:54
Mjekët: Të hiqet ora policore/ Ilir Alimehmeti: Mos i besoni miteve për vaksinat!

Edhe pse situata Covid nuk duket e qetë pasi mesatarisht humbin jetën 7 persona çdo 25 orë dhe numri i të infektuarve është disa herë më i lartë se ai që raportohet sërish mbeten në shifra të ulëta të vaksinimit.

19:49
Venezuela dislokon ushtrinë për zgjedhjet lokale të së dielës, rikthehen vëzhguesit e BE dhe opozita (fotot)

Venezuela po dislokon mijëra trupa ushtarake e policore për operacionin e mbrojtjes së pajisjeve dhe pikave te votimit për zgjedhjet lokale të 21 nëntorit, te parat me pjesemarrjen e opozites dhe vezhguesve nderkombetarë.

19:49
Sot rrëfehet Rezart Taçi/ Dosja për pastrimin e parave, kredia 75 mln euro dhe roli i Artan Santos

Biznesmeni kontrovers Rezart Taçi është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas firmosjes së urdhër arrestit nga SPAK nën akuzën e pastrimit të parave.

19:48
Zgjedhjet, hetimi nis nga Elbasani/ PD akuzonTaulant Ballën. PS kërkon informacion për strukturën e mbrojtjes së votës

Elbasani që më 25 Prill u kthye ne epiqendrën e incidenteve ishte kryefjalë e mbledhjes se komisionit hetimor për zgjedhjet.

19:47
Paralajmërohet përjashtimi i Berishës/ Basha mbledh kryetarët e degëve, u jep porosi për kuvendin e datës 18

Lulzim Basha paralajmëroi Sali Berishën me përjashtim nga partia demokratike në rast se ai nuk tërhiqet nga mbledhja e kuvendit me 11 dhjetor.

19:42
Përse ndodhi vrasja e fëmijës? Mjekët: Personat problematikë duhen mbajtur në vëzhgim

Në maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit u krye dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri të dy vëllezërve që shuan një familje për grabitje.

19:31
Video/ Heronjtë e Tiranës, ja momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën nga flakët që përfshinë pallatin te Fresku

Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një fëmijë, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët. Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpetoi.

19:29
Samiu habit me deklaratën: Jam rritur jetim, por me prindër të gjallë

Në takimin me Efin, Samiu ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se është rritur jetim, pavarësisht se ka pasur prindër e familje. Për këtë i referohet faktit se ka bërë gjithmonë atë që ka dashur, pavarësisht se ka pasur apo jo mbështetjen e familjes.

19:06
E rëndë në Durrës/ I riu i jep fund jetës, gjendet i vetëvarur në banesë nga babai i tij, dyshohet se..

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.

19:04
MSH: 10 humbje jete nga Covid-19 dhe 616 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 10 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa kanë rezultuar 616 raste të reja.

18:55
Di Maio: Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE para fundvitit

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë të përbashkët në shtyp me Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

18:53
Me vetëm 30% buxhet, banorët përgatisin listën e blerjeve

Një tjetër zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

18:50
Rama me Di Maion: Bashkëpunimi për projektet e përbashkëta do i sjellin frytet vitin tjetër

Kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Itali. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, Rama u shpreh se ishte një ditë ku u diskutuan tema konkrete në drejtim të një interesi të përbashkët mes dy vendeve.

18:47
YouTube fsheh numrin e “mospëlqimeve”. Ja cila është arsyeja pas këtij vendimi

YouTube ka hequr një veçori që tregonte se sa njerëz nuk e kishin pëlqyer një video, në përpjekje për të ndaluar ngacmimet.

18:41
Tiranë/ Zjarr në katin e dytë të pallatit, zjarrfikësit në vendngjarje, evakuohen banorët

Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati në rrugën ‘Fadil Deliu’, në kryeqytet.

18:39
Çifti nga Kalifornia në arrati pasi përfituan $20 milionë me mashtrim në fonde pandemie Covid (fotot)

Një çift nga Kalifornia në SHBA u dënuan me burg për mashtrim pasi përfituan ilegalisht rreth 20 milionë dollarë në fonde për COVID-19, por tashmë janë në arrati.

18:37
Facebook njoftoi krijimin e realitetit virtual. A do të dominojë Inteligjenca Artificiale mbi njerëzimin?

Kohët e fundit ka pasur shumë diskutime rreth Singulariteti dhe nëse së shpejti do të hyjmë në një fazë ku inteligjenca artificiale do të bëhet realitet. Megjithatë, përpara se të thellohemi në implikimet filozofike dhe etike të singularitetit, duhet të kuptojmë se çfarë është në të vërtetë, kufizimet e tij aktuale dhe pse mund të ndodhë në një mënyrë që është e ndryshme nga ajo e parashikuar.

18:35
Efi i bërtet Samiut në mes të studios, çfarë ndodhi?  

Teksa po diskutohej takimi, një moment Samiu po tregonte çfarë ndodhi gjatë rrugës dhe i referohet Efit duke thënë “kjo”.

18:34
Besa Kokëdhima shtrohet në spital, çfarë po ndodh me këngëtaren?

Së fundmi, këngëtarja Besa Kokëdhima ka shqetësuar ndjekësit e saj, teksa ka treguar se është shtruar në spital pasi është helmuar.

18:29
E ardhmja e aplikacioneve i përket “Blockchain”. Teknologjia e saj po bën revolucion

Blockchain njihet më së shumti për mbështetjen e kriptomonedhave si Bitcoin, por versionet e teknologjisë po hapin shpejt rrugën e tyre në shumë aspekte të jetës së përditshme, nga pasaportat e vaksinave te financat, video-lojërat dhe pagesat ndërkufitare

18:25
Samiu “çmendet” pas Efit, i bindur se do e bëjë për vete. Thumbon djemtë: Si politikanë që luftojnë për karrige

Samiu ka arritur të fitojë një takim me Efin, me të vetmen vajzë që pëlqen në program.

18:24
Rritja e pagave është e mundur mbi nivelet e çmimeve/ Danimarka po i jep një leksion të mirë Europës

Për një paraqitje të shkurtër sesi pagat mund të rriten në një ekonomi të pasur europiane që çlirohet nga kriza e koronavirusit, hidhini një sy Danimarkës. Paga e sektorit privat u rrit me 3.2% në tremujorin e tretë pas rritjes me 3.1% në tremujorin e dytë, tha në një raport të hënën Danske Bank A/S, huadhënësi më i madh i vendit.

18:23
Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen dy mjete, lëndohet njëri prej shoferëve, përfundon me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Laç.

18:20
48-vjetori i revoltës studentore në Greqi/ Rreth 50 mijë qytetarë dalin në rrugë, protesta vazhdon të jetë e qetë

Rreth 50 mijë protestues kanë mbushur këtë të mërkurë rrugët e Athinës në kujtim të 48 vjetorit të revoltës studentore që u shtyp me tanke nga junta ushtarake. Protesta deri më tani ka vazhduar e qetë, ndërsa 6 mijë efektivë policie kanë zbritur në terren.

18:09
Basha paralajmëron Berishën për përjashtim nga partia

Lulzim Basha këtë të mërkurë iu komunikoi 71 drejtuesve të degëve se Partia Demokratike gjendet sot përballë dy zgjidhjeve; ose të jetë e pranueshme për Perëndimin, ose të shpallet non grata. Basha theksoi mbi të gjitha se kush shkel Statutin e partisë, qoftë ai edhe Sali Berisha do të përjashtohet.

18:09
Rrëzohet një avion F-35 i Britanisë në Detin Mesdhe

Një avion britanik F-35 u rrëzua në Detin Mesdhe rreth orës 10:00 (GMT), ndërsa piloti ka arritur të katapultohet i sigurt, njoftuan autoritetet britanike.

18:07
Djali i hapi derën, i ati i arratisur e vrau/ Nëna shqiptare përfundon në spital: S’e kisha imagjinuar kurrë

“Ai ishte aty në shtrat me gjak mbi të… Nuk e kisha imagjinuar kurrë”, janë fjalët e nënës së fëmijës 10-vjeçar që u vra nga babai në Itali. Aktualisht, shqiptarja Mariola Rapaj ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor nga trauma që përjetoi për humbjen e djalit të saj.

18:03
Nishani i rrallë i bebes së shoqes së ngushtë i jep gruas të kuptojë cili është babai i vërtetë (fotot)

Një e re në Arizona, SHBA e cila ndihmoi gjatë lindjes shoqen e saj të ngushtë, u tmerrua kur zbuloi se burri i vet ishte dhe babai i bebes së shoqes.

17:53
Fabrika e makaronave “Diamond”, pjesëmarrëse në panairin e Dubait EXPO 2021

Në Dubai është mbajtur (7-9 nëntor) një ndër panairet më të mëdhenj botëror të ushqimeve EXPO 2021. Në praninë e 7,400 kompanive nga 140 shtete të botës pjesëmarrëse në panair nga Shqipëria ishte fabrika e mielli dhe makaronave “Diamond”. Mbajtja e këtij panairi ishte një mundësi unike për të takuar prodhuesit globalë që ofruan një gamë të gjerë produktesh ushqimore. Në panairin e Dubait për 3 ditë radhazi u prezantuan tendencat më të reja të tregut ushqimor, duke nxjerrë në pah risitë dhe modelet e reja të bashkëpunimit mes operatorëve pjesëmarrës.

17:50
2 tërmete të njëpasnjëshme shkundin Turqinë/ Ja momentet e tmerrit kur njerëzit dalin me vrap nga baret dhe braktisin shtëpitë

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter tronditi sot pasdite Turqinë Perëndimore, duke krijuar panik te qytetarët.

17:50
Shehi: Jemi gati për përmbysje dhe kualifikim. Kukësi? Mendojmë vetëm për Dinamon

Tirana luan nesër (e enjte, 20:45) ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos, e vlefshme për raundin e 1-8-ve në Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë kanë humbur 2-0 derbin e parë, por në kampionat triumfuan 4-0 ndaj “Bluve”.

17:47
Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia shënon rezultat “tenistik”, fitorja s’i hyn në punë Kukësit

Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e para për këtë të mërkurë në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia ka arritur rezultatin më të lartë të ditës, pas asaj fitore në shifrat 6-1 përballë Pogradecit.

17:40
Nuk do jenë çift për shkak të Ilirit? Einxhel sqaron deklaratën për DJ Dagz: Ishte ironi!

Einxhel dhe DJ Dagz kanë folur në lidhje me spektaklin e mbrëmjes së kaluar për të sqaruar marrëdhënien e tyre.

17:38
I vaksinuar me dozën e parë AstraZeneca, mediat italiane: Humb jetën nga Covid i riu shqiptar

37-vjeçari Flogert Kamberi ka humbur jetën nga Covid-19, edhe pse ishte i vaksinuar me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

17:31
Mike Tyson thotë se shikonte ‘vdekjen me sy’ kur drogohej me helmin e brekosës (fotot)

Në disa reflektime të kohëve të fundit për eksperiencat e tij në kohën e suksesit e mës pas, ish-kampioni i botës Mike Tyson ka thënë se “ndjeva vdekjen” kur provoi për herë të parë helmin psikodelik të bretkosës.

17:26
Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës/ Partizani pret derbin, Vllaznia favorite në letër

Ditën e sotme kanë përfunduar edhe ndeshjet e raundit të 1/8-tave të Kupës së Shqipërisë teksa pjesa më e madhe e skuadrave favorite ia dolën të merrnin kualifikimin, me përjashtim të Kukësit që u eliminua nga Egnatia.

17:12
Mbështetja për pandeminë më e ulëta në rajon dhe botë, Meta: S’mund ta dekretoja “Miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shkruan se mbështetja buxhetore për pandeminë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, vazhdon të jetë më e ulëta në rajon dhe në botë.

17:10
“Berisha fajtor për shumë gabime në PD, por Basha student ekselent i gabimeve të tij”

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur në Top Talk për situatën në Partinë Demokratike dhe dy datat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

17:00
SHBA, shkon në 765.929 numri i viktimave nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 765.929, prej të cilëve 1.492 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

16:55
Këlliçi konfirmon provat e Fiks Fare për firmat e fton për verifikim median dhe çdo kënd që dyshon

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur për skandalin e publikuar nga Fiks Fare ditën e djeshme, ku tregohej se një gazetare e emisionit investigativ ka shkuar për të plotësuar formularin për Kuvendin Kombëtar në Sarandë.

16:48
Gjuajtësi britanik F-35 bie në det gjatë manovrave në Mesdhe (fotot)

Minsitria britanike e mbrojtjes tha sot se një avion luftarak F-35 i aeroplanmbajtëses se re Queen Elizabeth është përplasur në Mesdhe dhe se piloti u detyrua të lëshohej në ajër që të shpëtonte.

16:47
“18 Dhjetori”/ Basha: Nuk do lejoj struktura paralele, Berisha kërkon bunkerizim, ilegalitet dhe destabilizim të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë në mbledhjen me 71 kryetarët e degëve të kësaj partie ka theksuar se detyra kryesore e kësaj force politike është të dalë e bashkuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit, si dhe vazhdimin e betejës kundër Edi Ramës.

16:38
“Klodiani më rrëmbeu vajzën, e shpëtoi babai i Mateos”, përlotet nëna e të rrëmbyerës: Vajzën e kam sëmurë, pi ilaçe

Një nga pistat dyshuese për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu është edhe ngjarja e vitit 2006, ku autori Klodian Çalamani bashkë me shokun e tij, Florian Vasiu morën peng një vajzë, atëherë 16 vjeç.

16:36
Krimi makabër në Fier/ Banorët: Ta djegin me benzinë, e kemi mbajtur me bukë plehrën! Daja i Mateos: Nuk shpëton, edhe në burg të jetë

Krimi makabër që ndodhi ditën e djeshme në Fier ka tronditur opinionin publik. Banorët e zonës kërkojnë që të kthehet dënimi me vdekje. Një prej tyre thotë për “Shqipëria live” se duhet ta djegin me benzinë sepse e kanë mbajtur me bukë dhe nuk e prisnin një ngjarje kaq tragjike.

16:22
Gjykata ruse gjobit stacionin muzikor $14 000 për ‘propagandë homoseksuale’ (fotot)

Një gjykatë në Moskë ka vendosur një gjobë prej 1 milionë rubla ($13,780) ndaj stacionit muzikor vendas ‘Muz TV’ pasi u shpall fajtor për promovim të “lidhejve seksuale jo-tradicionale” mes adoleshentëve.

16:20
Shkrumbohet ‘Audi’, shpëton mrekullisht shoferi 25 vjeçar, policia: Dyshohet se shkaku ka qenë…

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

16:13
Laporta entuziast: Nuk përjashtoj rikthimin e Messit dhe Iniestës

Te Barcelona vijon rikthimi i emrave që kanë shkruar historinë e klubit [pak vite më parë dhe pas Xavit si trajner, sot është prezantuar edhe mbrojtësi brazilian Dani Alves, që ndonëse me 38 vite mbi supe është gati të japë kontributin e tij në fushë.

16:12
Policia nuk lejon nënën dhe familjarët e Mateos të ndezin qirinj pranë vendit ku u gjet i pajetë 8-vjeçari

Nëna e Mateos, familjarë dhe të afërm të 8-vjeçarit kanë kërkuar që të ndiznin qirinj pranë vendit ku u gjet i pajetë vogëlushi, por nuk janë lejuar nga policia.

16:11
Pakistan, rreth 10 mijë studentë protestojnë për përmirësimin e kushteve të arsimit

Rreth 10 mijë studentë u mblodhën në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit për të protestuar me kërkesën për përmirësimin e kushteve të arsimit, raporton Anadolu Agency (AA).

15:50
Gruaja shpëton mrekullisht kur makina e saj sheshohet nën kamionin gjigant në aksident (fotot)

Një grua 46-vjeçare ka shtangur dëshmitarët kur shpëtoi nga një aksident katastrofik vetëm me disa gërvishtje megjithse makina e saj Nissan thuaje u sheshua nga kamioni që e goditi e me pas i ra sipër.

15:50
Çdo gjë shkrumb e hi/ Pamjet pas zjarrit në shtëpi, që i morri jetën çiftit të bashkëshortëve në Dropull

Një çift të moshuarish humbën jetën një ditë më parë në Dropull, pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët.

15:47
Inertet pushtojnë rrugët/ Fushë Krujë- Kamëz, pirgje me mbetje ndërtimesh në rrugën nacionale

Në aksin nacional Fushë Krujë- Kamëz anash rrugës pirgje të tëra me inerte mbulojnë tokat. Kjo zonë e njohur edhe si një aks i rëndësishëm për shkak të ndërlidhjes që bën me kompanitë e zhavorrit dhe çimentos në Fushë-Krujë, Laç dhe qytete të tjera të zonës verilindore drejt kryeqytetit, me një veprimtari të madhe ndërtimore.

15:42
Kriza energjetike: Dy furnizues të mëdhenj në kolaps, çmimi i gazit “çmendet” sërish

Dy firma të tjera energjetike në Mbretërinë e Bashkuar pësuan kolaps pasi vonesat në furnizim nga një tubacion gazi në Evropë i përshkallëzuan akoma edhe më shumë tensionet mbi çmimin, që kanë krijuar një krizë të vërtetë të kësaj industrie.

15:41
Përse vriten edhe fëmijë? Ekspertët e shëndetit mendor: Personat e pakuruar bëhen të rrezikshëm

Valentina Asabella, eksperte e shëndetit mendor thotë, se nisur nga përvoja e gjatë, persona që vuajnë psikoza dhe që nuk janë trajtuar mund të kryejnë edhe vrasje.

15:40
Sabiani flet me Donaldin për debatin mes Ilirit dhe Einxhel

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm u diskutua për debatin e Ilirit dhe Einxhel,ku Iliri përmendi edhe një ofendim që i kishte thënë asaj por që kishte të bënte dhe me Donaldin.

15:33
Kosova shënon 17 raste të reja me koronavirus

Kosova ka regjistruar 17 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

15:23
Vodka artizanale e metanolit lë 20 studentë në gjendje të rëndë pas festës së ditëlindjes në Rusi (fotot)

Një festë ditëlindjeje përfundoi me 13 studentë të dërguar me urgjencë në spital prej helmimit nga alkooli në Rusi pasi ndanë një shishe vodka artizanale me shije karameleje.

15:21
Xhiroja e fundit me biçikletë! Kamerat e sigurisë filmuan momentet para tragjedisë së 8-vjeçarit

Këto janë momentet e fundit të 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra dje brutalisht nga Klodian Çalameni.

15:17
Pfizer, OK për pilulën anti-Covid: Vendet e varfra mund ta prodhojnë

Kompania e ilaçeve, Pfizer, ka nënshkruar një marrëveshje e cila lejon që  pilula e saj eksperimentale kundër koronavirusit të prodhohet dhe të shitet në 95 vende në zhvillim. 

15:15
Rama vizitë në Itali/ Kërkon nga kryeministri italian njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Romë synon finalizimin e një marrëveshjeje me qeverinë Italiane, gjë të cilën ia kërkoi kryeministrit Mario Draghi, për njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në gadishullin Apenin.

15:11
FSK dërgohet jashtë vendit, përgatitet ushtria e Kosovës

Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kosovë i dha dritën jeshile miratimit të projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit. Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ky projektligj me amendamentet plotësuese i përmbush të gjitha kriteret.

15:05
Një minutë heshtje për Mateon/ “Organet ligj-zbatuese të veprojnë shpejt ndaj personave që kryejnë krime”

Në orën 12 në Fier është mbajtur një minutë heshtje në nder të 8 vjeçarit që humbi jetën dje.

15:03
Vrasësi u zbulua nga biçikleta! Kamerat e sigurisë filmuan momentet e fundit të 8-vjeçarit

Mateo i vogël kishte moshën e pafajësisë dhe të lodrave.

15:00
Lushnje/ Nis aksioni i pastrimit, i bashkohet edhe kryetarja e Bashkisë

Bashkia Lushnjë ka nisur aksionin e pastrimit të pyllit piktoresk të Ardenicës, në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit.

14:56
OKB: Rritet prodhimi i opiumit në Afganistan

Në Afganistan është rritur me tetë për qind prodhimi ilegal i opiumit më 2021, në krahasim me vitin e kaluar, kanë thënë Kombet e Bashkuara, ndërkohë që opiumi i këtij shteti vazhdon të dominojë tregun e zi.

14:52
77-vjetori i çlirimit të Tiranës, ceremoni përkujtimore tek ‘Ushtari i Panjohur’

77 vjet më parë në 17 Nëntor të 1944 Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë, pas 19 ditë luftime të ashpra.

14:51
Veliaj uron 77-vjetorin e çlirimit të Tiranës: Dita kur ne nderojmë sakrificën e heronjve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka uruar 77-vjetorin e çlirimit të Tiranës.

14:44
Nju Jorku rikthen festën e Vitit të Ri

Njerëzit do të lejohen të marrin pjesë në festimet e sivjetme të Vitit të Ri në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut, konfirmoi kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio.

14:43
Të premten, eklipsi i rrallë hënor: Nuk ka ndodhur prej 580 vjetësh

Eklipsi më i gjatë hënor në 580 vitet e fundit do të ndodhë në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe pritet të zgjasë për disa orë.

14:37
Don Xhon ndalohet nga policia, çfarë u gjet në “Range Rover-in” me të cilët po lëvizte në qytet

Reperi Don Xhon u ndalua një ditë më parë nga policia në Prishtinë.

14:35
SHBA krijon “bishën”: Vjen SSN-X, nëndetësja e “pashkatërrueshme” që mban 50 Tomahawk

Mes tensioneve që kanë shkaktuar së fundi aktivitetet e shtuara nënujore ruse në Atlantikun Verior dhe në afërsi të brigjeve lindore të SHBA-së, mbërrin lajmi se SHBA-ja po ndërton një nëndetëse të re, më të fuqishme sesa ato ekzistueset. Ekspertë të ndryshëm pohojnë se nëndetëset ruse të sulmit janë ndër më efikaset në botë aktualisht.

14:31
“Një zarf i bardhë/”Vëllai i Madh”njofton banorët për provën javore

Banorëve ditën e sotme iu njoftua për provën javore e cila kishte të bënte më ndërtimin e një kulle.

14:30
Aksident në Yzberisht/ Furgoni me nxënës përplaset me një makinë

Një furgon që po transportonte disa nxënës është përfshirë në një aksident sot në zonën e Yzerishtit.

14:26
Babai vret fëmijën shqiptar në Itali, nëna në spital në gjendje shoku

Një fëmijë 10 vjeç me nënë shqiptare në Itali është viktima e një krimi makabër që tronditi vendin.

14:25
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit inspektim në Portin e Durrësit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual në Durrës Pirro Vengu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli zhvilluan një inspektim të përbashkët në Portin e Durrësit, për të parë nga afër funksionimin e sallës operative të përbashkët, funksionimin e Task Forcës permanente, si dhe për të gjetur rrugët e mënyrat më efikase për të forcuar bashkëpunimin trepalësh në interes të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare.

14:16
Kushi i uron mirëseardhjen zv.ministres së re Albana Tole dhe prezanton detyrën e ish-zv. ministrit Rrumbullaku

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale i ka uruar mirëseardhjen Zëvendësministres së re  Albana Tole, si dhe ka prezantuar detyrën e re që Oltion Rrumbullakut do të mbajë.

14:14
“Do filloj një histori dashurie” Monika flet me Arjolën

Ditën e sotme Monika ka biseduar me Arjolën në lidhje me “çiftet” që janë krijuar në këtë shtëpi duke i “ironizuar” ata.

14:10
Fëmijët e vrarë e të përdhunuar nga të afërmit e fqinjët gjatë viteve të fundit/ Të miturit të pasigurt në vend!

Krimi makabër ndaj 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i vrarë nga fqinji i tij Klodian Çalamani në Greçalli të Fierit, nuk është rasti i parë në vend. Raste të ngjashme të rrëmbimit të fëmijëve dhe të ekzekutimit të tyre që kanë tronditur vendin, janë disa ndër vite.

14:08
Vrasje për hakmarrje?/ Dalin në dritë detaje të reja nga e shkuara e Klodian Çalamanit

Një nga pistat dyshuese për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu është edhe ngjarja e vitit 2006, ku autori Klodian Çalamani bashkë me shokun e tij, Florian Vasiu morën peng një vajzë, atëherë 16 vjeç.

14:08
Itali, prangoset kosovarja për terrorizëm: Është e afërme e Kujtim Fejzullahut!

Një 19 vjeçare me origjinë nga Kosova u arrestua në Itali gjatë një operacioni blic të policisë në Milano.

14:05
Siçili, tornadoja ngre burrin në ajër: Vdes në vend 53 vjeçari!

Vazhdon moti i keq në disa pjesë të Italisë, e sidomos në Sicili.

13:55
Hakerët synojnë të zbulojnë fytyrën e regjimit iranian

Një grup hakerësh, që e quan veten, Drejtësia e Aliut (Edalat-e Ali), ka tronditur udhëheqësinë iraniane në muajt e fundit, duke publikuar video dhe dokumente konfidenciale që duket se tregojnë keqtrajtimin sistematik të të burgosurve në burgun më famëkeq të Iranit.

13:42
Një mbështetëse e IS-it “me rrënjë kosovare” arrestohet në Itali

Policia në Milano arrestoi të mërkurën një vajzë italiane, 19 vjeçe, nën akuzat për terrorizëm ndërkombëtar.

13:38
“Nuk më ka ardhur mirë nga ty” Einxhel debaton me Arjolën

Në spektalin e djeshëm Einxhel është prekur shumë nga fjalët e Arjolës ku dhe këtë gjë ja shprehu dhe mëngjesin e sotëm.

13:32
“Shkarkimi i Presidentit”/ Gjykata Kushtetuese cakton datën: Seanca mbahet më 18 janar 2022

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e seancës për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Seanca do të mbahet më 18 janar 2022 ora 10:00.

13:28
‘Gjetëm kazmë, lopatë dhe rroba me njolla gjaku’/ Policia zbardh ngjarjen e Fierit

Policia e Fierit në një njoftim për media ka dhënë të gjitha informacionet për ngjarjen e rëndë , atë të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

13:20
Rama në Itali: Kërkova përshpejtimin e procedurave për njohjen e pensioneve! BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të ecin në një korsi

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun italian, Mario Draghi tha se kishte kërkuar përshpejtimin për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në shtetin fqinj.

13:11
Gramsh/ 68-vjeçarja bie nga kati i gjashtë i pallatit

Një 68-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht këtë mesditë në Gramsh, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

13:06
Tragjedia në Fier/ Deputetja Eralda Tase Bano: Pse lihen të lirë vrasësit edhe pas identifikimit?

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputetja demokrate, Eralda Tase Bano ka shprehur revoltën për ngjarjen e një dite më parë në Fier, ku një i mitur u vra nga fqinji me precedent penal, ndaj të cilit banorët kishin shumë shqetësime.

12:59
Vrasja tragjike e 8 vjeçarit në Fier/ Basha: Këmbanë alarmi për drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se çdo rast që denoncohet në polici dhe çdo person që kërcënon rrezikun e qytetarëve duhet të trajtohet me vëmendje nga institucionet shtetërore.

12:59
Komisioni Hetimor nis me debate/ Alibeaj “kërcënon” institucionet që s’kanë kthyer ende përgjigje

Mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin këtë të mërkurë ka nisur me debate për shkak të një shkrese drejtuar institucioneve publike nga kryetari i këtij komisioni, z.Enkeled Alibeaj.