VideoLajm/ Tanket ruse futen në Kiev, por ukrainasit u dalin para

26/02/2022 14:44

Rusia dhe Ukraina janë në ditën e tretë të luftës dhe përgjatë këtyre orëve luftimet po zhvillohen në kryeqytetin e vendit, Kiev. Videot e transmetuara nga qytetarët ukrainas në rrjetet e tyre sociale tregojnë pamje vërtetë trishtuese, ku në shumë prej tyre dallohen qytetarë të ndryshëm ukrainas të cilët u dalin para tankeve ruse, duke hedhur edhe materiale të ndryshme poshtë tyre.

Mediat ndërkombëtare raportuan më herët se Rusia po pëson humbje në tanke dhe blinda për shkak të raketave anti-tank që Perëndimi furnizoi Ukrainën disa javë më parë.

Të tilla janë NLAË britanike dhe “Javelin” të SHBA-ve.

Të dyja ato kanë një teknikë që e godadin tankun nga lart, ku është edhe pjesa më pak e blinduar e tij duke shkaktuar shkatërrim të menjëhershëm.

Për shkak të tyre, rusët kanë vendosur sisteme ekstra mbrojtjeje mbi tanke me qëllim që raketa të shpërthejë pa prekur shasinë kryesore.

NLAË është një sistem më i ri se “Javelin” dhe përdoret aktualisht edhe nga Finlanda dhe Suedia krahas Britanisë së Madhe.

Top Channel