E diel, 08 Maj 2022
19:55
Bypass i Vlorës gati për sezon, Balluku: Hapet në javën e parë të korrikut

By Pass-i i Vlorës do të hapet plotësisht për qarkullimin e mjeteve në fillim të korrikut.

19:52
Covid 19 uli jetëgjatësinë, raporti i Eurostat: Më shumë u ul në Elbasan dhe Tiranë

Covid 19 ka shkaktuar pasoja më të rënda se ato që duken në popullatë. Përveç përshpejtimit dhe agravimit të sëmundshmërisë, Coronavirus ka ulur jetëgjatësinë e njerëzve.

19:42
Borxhlinjtë para gjyqit, 880 persona u paditën për pasuri dhe borxhe nga të afërmit dhe miqtë

Rreth 880 burra dhe 201 gra u proceduan për mashtrim gjatë vitit të kaluar mbasi u akuzuan nga të afërmit e tyre dhe miqtë se shpërdoruan besimin duke i gënjyer e duke ju përvetësuar pasuritë një ndër to mos kthimi i borxheve .

19:32
Përplas prindërit dhe foshnjën! Tiranë, aksidenti nën efektin e drogës ndodhi te vijat e bardha

Rreth orës 13.00  të kësaj të diele një çift bashkëshortësh 43 dhe 47 vjeç së bashku me fëmijën 3 muajsh në karrocë tentuan të kalojnë vizat e bardha në rrugën e Kavajës teksa 39 vjeçari Abas Sulejmeni duke lëvizur me mjetin Benz G Class nuk ndaloi në semafor të kuq dhe përplasi familjen të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital ndërsa 39 vjeçari braktisi mjetin dhe u arratis nga policia. 

19:19
Tinguj violine në spital, të shërosh me fuqinë e muzikës dhe dashurisë

Në momentet më kritike që po kalon i ati, e bija e kompozitorit të mirënjohur shqiptar Limos Dizdari  emocionon përmes mesazhit të fortë që jep, padashur, me aktin e saj të dashurisë.

19:17
Për rekordin Guinness/ Sportisti me aftësi të kufizuara bën 21 pompa në muret e kalasë së Shkodrës

Në muret e kalasë se Rozafës, po kërkon të vendosë një record Guinnes.  

19:12
Arratisje nga gjykata/ I arrestuari u iku policëve nga duart në Korçë

Kristjan Medolli 22-vjeç nga fshati Qatrom u arratis nga gjykata e shkallës së parë pak momente pasi ishte njohur me lasën arrest në burg ndërsa akuzohej për një vjedhje.

19:06
Vdes pasi shkoi në urgjencë/ Korçë, familjarët hedhin akuza për mjekimin e gabuar të 51-vjeçares

Një 51-vjeçare nga Korça,Albana Saliçe humbi jetën në rrethana të paqarta mëngjesin e kësaj te diele.

18:55
Të gjithë në Vlorë/ Të huaj e vendas e hapin vetë sezonin turistik

Shqiptarët nga Kosova kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në qytetin bregdetar duke vizituar dhe shijuar jo vetëm qytetin por dhe gadishullin e Karaburunit dhe Ishullin  e Sazanit.

18:49
Fëmijët shesin lodrat/ Stenda në sheshin Skënderbej me “tregtarët” e vegjël

Lodrat që nuk ju duhen më, në vend që ti hedhin, këta fëmijë kanë zgjedhur që ti shesin. Në stendën e ngritur në sheshin “Skënderbej”, këtë fundjavë fëmijët janë kthyer në tregtar të vegjël.

18:41
Kështjella prej rëre, studentët e arkitekturës i realizojnë në plazhin e Durrësit

Në plazhin e Durrësit, studentë të arkitekturës dhe nxënës të  talentuar janë bashkuar për të ccuar në një tjetër nivel pasionin e fëmijërisë për të ndërtuar kështjella  në rërë.

18:26
77-vjetori i fundit të Luftës së Dytë Botërore e gjen Evropën në konflikt

Dita e Fitores e këtij viti nuk do të nderojë thjesht dorëzimin e Gjermanisë naziste dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, 77 vjet më parë.

18:04
Fitore me shije Championsi për Arsenalin, Everton gjithnjë e më pranë mbijetesës

Arsenal ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Leeds United. “Topçinjtë” triumfuan 2-1 në shtëpi, falë dy golave të shënuar që në minutat e para.

18:01
Aksidenti tek ‘Rruga e Kavajës’/ Pas ekzaminimeve autori rezultoi të ketë qenë nën efektin e drogës

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin e sotëm në Rrugën e Kavajës, ku 31-vjeçari Ajas Sulejmani, aksidentoi në vizate bardha një çift dhe foshnjën e tyre.

17:26
Ibsen Elezi ndryshon mendje, sfidon Berishën në garën për postin e kryetarit të PD

Ibsen Elezi do të jetë rivali i vetëm i ish-kryeministrit Sali Berisha në garën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

17:17
51-vjeçarja në Korçë humbi jetën sapo u kthye në shtëpi nga spitali, zbardhet dëshmia e shefit të urgjencës

Zbardhet dëshmia e shefit të urgjencës për rastin e Albana Saliçe, 51 vjeçares që humbi jetën në Korçë

17:10
Video/ Momenti kur policia arreston autorin e aksidentit të rëndë në ‘Rrugën e Kavajës’, është ndëshkuar 8 herë nga efektivët

Policia e Tiranës ka informuar se në lidhje me aksidentin e rëndë të ditës së sotme në rrugën e Kavajës, është lokalizuar autori dhe më pas është bërë i mundur arrestimi dhe shoqërimi i tij në Komisariatit të Policisë Nr. 2, ngjarje e cila shoqërohet edhe me video.

16:59
Një humbje jete dhe 25 qytetarë të infektuar nga Covid19 në 24 orët e fundit

Një person ka humbur jetën ndërsa 25 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar me Covid19 në 24 orët e fundit.

16:53
Kryeministri kanadez bën një vizitë të papritur në Ukrainë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka bërë një udhëtim të papritur në Irpin në Kiev.

16:31
Gjendja dramatike në Mariupol, shënohet përvjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Nuk ka mbetur asnjë civil në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol. Luftëtarët ukrainas atje dërguan një thirrje për ndihmë. Presidentja e Bundestagut Bärbel Bas ka mbërritur në Kiev. Pasqyra e ngjarjeve.

16:24
Zelensky akuzon Rusinë për mizori të ngjashme me nazizmin: E keqja është kthyer, me uniformë të ndryshme por me qëllim të njëjtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për zbatimin e një mënyre luftimi të ngjashme me nazizmin.

15:54
Aksidenti i rëndë në Tiranë, arrestohet Ajas Sulejmeni

Është arrestuar autori i aksidentit të rëndë të ditës së sotme tek Rruga e Kavajës, Ajas Sulejmeni, i cili aksidentoi një çift me foshnjën e tyre teksa po kalonin vizate  bardha.

15:50
Vizitë e papritur/ Zonja e parë e SHBA Jill Biden udhëton në Ukrainë, takohet me homologen ukrainase në ditën e nënës

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, bëri një udhëtim të paparalajmëruar ditën e sotme në Uzhhorod, Ukrainë, një qytet i vogël në cepin e largët jugperëndimor të Ukrainës.

15:42
Luftë përtej Ukrainës? Kievi: Rusët atje janë në gatishmëri të plotë

Ushtria ukrainase paralajmëroi të dielën se trupat ruse dhe separatiste janë në “gatishmëri të plotë” në Moldavinë fqinje.

15:31
Gratë afgane kundërshtojnë urdhrin për mbulim të tërësishëm

Gratë në Afganistan, të dielën më 8 maj, shprehën kundërshtimin e tyre pasi talebanët nxorën një dekret që i urdhëron ato të mbulohen plotësisht në publik, duke përfshirë fytyrat e tyre.

15:21
Video/ Dalin pamjet e momentit të aksidentit të rëndë në Tiranë, ‘G Class’ merr para çiftin dhe foshnjën

Gazetarja Dorjana Bezat ka arritur të sigurojë për ‘Top Channel’, videon e momentit kur ndodhi aksidenti i sotëm në rrugën e ‘Kavajës’, ku 39-vjeçari Ajas Sulejmeni aksidentoi një çift me foshnjën e tyre.

15:00
Ishte në sallën e gjyqit, arratiset i riu në Korçë, kapet dy orë më vonë(Emri)

Një 22-vjeçar i identifikuar si Kristjan Medolli nga fshati Qatrom, është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës mesditën e kësaj të diele.

14:52
Aksidentoi çiftin dhe foshnjën 3-muajshe, shoferi i “G Class” ishte arrestuar dhe gjobitur disa herë

39-vjeçari Ajas Sulejmeni që aksidentoi këtë të diel një çift me foshnjën e tyre në Rrugën e Kavajës në Tiranë, rezulton problematik për policinë.

14:39
Nuk ka krizë, Kosova siguron grurin për këtë vit

Bujqit e Kosovës po arrijnë të sigurojnë gjysmën e sasisë së grurit që nevojitet ndërkohë që mbeten të varur nga importi. Por përfaqësues të Shoqatës së Mullistëve, kanë siguruar se Kosova për këtë vit nuk do të ketë krizë për grurë. Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu thotë se ka grurë të mjaftueshëm deri në në korrik dhe pastaj vjen sezoni i të korrurave për grurë.

14:26
Balluku në bypass-in e Vlorës: Përfundon plotësisht në fillim të sezonit turistik të këtij viti

Në bypass-in e Vlorës po për të bërë të mundur përfundimin e plotë të veprës duke e hapur për qarkullimin e automjeteve në fillim të sezonit turistik të këtij viti. Aktualisht punimet janë përqendruar në zonën e Kaninës, e cila ka qenë edhe zona ku janë evidentuar problematika të cilat lidhen me gjeologjinë, por që tashmë kanë marrë zgjidhje.

14:11
Mjeti luksoz kaloi me semafor të kuq/ Detaje nga aksidenti i rëndë në Tiranë, “G-Class” i përplasi në vija të bardha

Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku si pasojë e një aksidenti mbeti i plagosur një çift, së bashku me foshnjën e tyre 3-muajshe.

13:58
Merkato tek United/ Milani pëlqen sulmuesin anglez, përgatitet afrimi falas

Ndërkohë, drejtuesit e klubit të famshëm janë fokusuar te merkato. Dy lojtarët e Lille, Sven Botman dhe Renato Sanches do të jenë dy përforcimet në mbrojtje dhe mesfushë

13:45
Ujëvara e Sotirës, destinacioni pranveror në Gramsh

U zbulua për publikun 10 vite më parë, ndërsa më herët ujëvara e Sotirës njihej vetëm nga banorët e fshatit me të njëjtin emër.

13:34
E rëndë në Tiranë/ Po kalonin vijat e bardha, makina luksoze përplas çiftin me foshnjën tre muajsh në karrocë!(Pamjet)

Një çift me foshnjën e tyre 3-muajshe po kalonin vijat e bardha mesditën e kësaj të diele në Rrugën e Kavajës në Tiranë, teksa janë përplasur rëndë nga një automjet.

13:24
“Qilim fest”/ Festë në kalldrëmet e Gjirokastrës

Në Gjirokastër është duke u mbajtur këtë fundjavë “Qilim Fest”, një spektakël qilimash dhe motivesh që kanë mbuluar kalldrëmet, demonstrime publike të traditës së punës në tezgjah, shoqëruar me kënde të ndryshme muzikore të polifonisë, muzikës instrumentale dhe grupeve live të jetës së natës.

13:16
Analiza/ 9 maji, jo më fitore! Putini tani përballet me lloje të ndryshme disfatash

Të hënën Rusia do të festojë Ditën e Fitores, me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

12:46
Policia plagos me armë një person në Kosovë, hasën rezistencë gjatë kontrollit në banesën e tij

Gjatë një bastisje në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, policia ka hasur në rezistencë dhe zyrtarët policor e kanë plagosur të dyshuarin.

12:39
Përmbysje e çmendur përpara 60 mijë tifozëve, klubi historik rikthehet në Bundesliga

Vetëm një vit zgjati “ferri” për Schalke 04. Një nga klubet më historike të futbollit gjerman, siguroi rikthimin në Bundesliga pas triumfit të jashtëzakonshëm 3-2 ndaj St Pauli.

12:37
Simptomat e covid19/ Mjekët e familjes: Mos i anashkaloni, bëni test

Muaji maj erdhi me heqjen e të gjitha kufizimeve anti-Covid në Republikën e Shqipërisë. Vërtet ka një numër në rënie të të infektuarve në një ditë, por mjekët konstatojnë se ky numër është më i lartë duke pasur parasysh që njerëzit ose mjekohen vetë në shtëpi, ose qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm telefonik me doktorët.

12:24
Dogana e Shishtavecit, 600 automjete kalojnë çdo ditë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Në doganën Shishtavec-Krushevë çdo ditë kalojnë mbi 600 automjete.

12:13
“Gjuetia” për shoferët e autobusëve/ Kontrolle urbanëve në kryeqytet për alkool

Javët e fundit është vërejtur se në kryeqytet disa autobusë urbanë janë përfshirë në aksidente ku më seriozi ishte ai I shënuar në zonën e Shallvareve mbrëmjen e 29 prillit. 

12:12
Vrau me thikë 60-vjeçarin në Tiranë, arrestohet i riu

Oligert Dhimtri, është arrestuar në flagrancë si autor i dyshuar i vrasjes së 60-vjeçarit Ilir Kapo ditën e djeshme, për motive të dobëta.

12:05
Zelensky mesazh në 8 maj, takim virtual me G7 dhe Biden

Presidenti Zelenskiy e ka krahasuar pushtimin e Putinit në Ukrainë me veprimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, teksa Ukraina shënon 8 majin Ditën e Kujtimit dhe Pajtimit.

11:52
Bie nga ballkoni gruaja në Durrës, përfundon në spital

Një grua 62 vjeçe ka rënë nga ballkoni paraditen e kësaj të diele në Durrës.

11:40
Gjykata e la në burg, ish-truproja i Sajmir Tahirit: Nuk kam lidhje me trafikun, më kanë përzier kot

“Nuk kam lidhje me trafikun dhe më kanë përzier kot në këtë histori”, kështu e nisi deklaratën e tij ish-truproja e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku.

11:26
Sapo u kthye nga spitali, humb jetën në rrethana të paqarta një grua në Korçë, familjarët akuza mjekëve

Albana Saliçe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pak orë pasi kishte marrë mjekim në urgjencën e spitalit te Korçës.

11:06
Dhuna në stadium, arrestohen tifozët që shkaktuan rrëmujë në Elbasan Arena

Gjatë ndeshjes e cila u zhvillua dje në stadiumin Elbasan Arena janë arrestuar Erald Vata dhe Eraldo Dushku pasi kanë dëmtuar stolat e stadiumit dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

10:57
U ekstradua nga Gjermania, gjykata lë në burg Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Hekuran Markun, njërin nga ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

10:47
Dhjetëra të vdekur pas bombardimit të shkollës në Luhansk/ Kievi pretendon fundosjen e anijes së dytë ruse

60 persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror të shtunën në një shkollë në rajonin e Luhansk ku ishin strehuar 90 persona.

10:36
Kompanitë perëndimore largohen nga Rusia, rusët mbeten pa punë

Për shkak të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë gjithnjë e më shumë rusë po humbasin vendet e punës. Me disa efekte të sanksioneve që ende pritet të vihen në fuqi numri i të papunëve mund të rritet edhe më tej.]

10:18
Sa shumë oferta prej shkarkimit, Solskjaer gati të riniset… nga Premier League

Ole Gunnar Solskjaer humbi postin e trajnerit të Manchester United pas humbjes 4-1 ndaj Watfordit në muajin nëntor. Ish-sulmuesi norvegjez ka marrë disa oferta nga klube të Premier League.

10:07
Ndihmës-sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Mirjana Špoljarić Egger, përfundon vizitën në Shqipëri

Znj. Špoljarić Egger rikonfirmon angazhimin e UNDP-së për të kontribuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor të Shqipërisë dhe anëtarësimit të vendit në BE.

10:00
Tirana fiton titullin e 26-të, Veliaj: Tirona Kampion! Urime. Nga zemra

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar ekipin e Sport Klub Tiranës për fitimin e titullit kampion.

09:44
Laçi për të vulosur Europën, Kastrioti paralajmëron “turn over”

Java e 33-të e “Abissnet Superiore” vendosë përballë Laçin dhe Kastriotit, me kurbinasit që do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive, ndërsa krutanët prezantohen pas humbjes në Korçë.

09:35
Emri/ Skemë mashtrimi me TVSH-në në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari i dënuar me 4 vite burg

38-vjeçari Sotiraq Beci është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

09:28
Përçarjet e komunitetit rusishtfolës në Gjermani

Komuniteti rus në Gjermani kërcënohet me përçarje serioze për shkak të shënimit të ditës së fitores kundër fashizmit. Pritet që këtë ditë të ketë demonstrata të mëdha në Gjermani.

09:19
Mbi 100 të arrestuar dhe 18 të shpallur në kërkim, çfarë ka ndodhur gjatë një jave në vendin tonë

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 496 persona, nga këta: 124 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 18 janë shpallur në kërkim.

09:06
Sinn Fein, fitore historike në zgjedhje në Irlandën e Veriut, thirrje për Irlandë të bashkuar

Sinn Fein është bërë partia e parë nacionaliste që ka fituar më shumë vende në zgjedhjet e Irlandës së Veriut në 101-vite.

08:53
Dita e çlirimit të Europës/ Lufta në Ukrainë hedh hije mbi Rusinë

Në orët e 8 dhe 9 Majit mori fund Lufta e Dytë Botërore me kapitullimin e Gjermanisë hitleriane. Rusia e feston këtë si “ditën e fitores”. Por Putini po e përdor gjithnjë e më shumë 9 Majin për propagandë lufte.

08:47
Modeli i biznesit të bimëve narkotike, që po ia “kalon” bujqësisë, sjell deri në 1 mld euro të ardhura në vit

Kultivimi i kanabisit në të zezë duket se është dega më produktive e bujqësisë dhe ka evoluar me shpejtësi në pesë vitet e fundit, në drejtim të teknologjisë dhe kultivarëve.

08:41
Sulm me bombë në një shkollë në Luhansk, dyshohet për 60 të vdekur

Gjashtëdhjetë persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror të shtunën në një shkollë në rajonin e Luhansk ku ishin strehuar 90 persona.

08:24
Të rrethuar prej javësh nga rusët, civilët evakuohen nga uzina Azovstal në Mariupol

Pas një kohe të gjatë të izoluar, të gjithë të moshuarit, gratë dhe fëmijët janë evakuuar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol.

08:18
Ekonomia ilegale e kanabisit, çfarë do të sjellë legalizimi në Shqipëri

Me qëllim rritjen e punësimit dhe ekonomisë, Kryeministri Edi Rama shpalli së fundmi nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Por nisma e qeverisë erdhi në një kohë kur kultivimi i kanabisit rekreativ është konsoliduar në Shqipëri.

08:12
Temperaturat deri në 27 gradë! Mësoni si do të jetë moti për këtë të diel

Kjo e diel do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i  kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante, sipas MeteoAlb.

00:00
A Live Night/ Ja fatura që duhet të paguajë vajza ideale e Ylli Limanit

Si rrallëherë artisti Ylli Limani ka zbuluar pak nga jeta e tij sentimentale, duke rrëfyer karakteristikat e vajzës që mendon se do të ishte idealja për të.

E shtunë, 07 Maj 2022
23:07
Memaliaj/ Zjarr në banesë, shpëtojnë katër familjarët

Një zjarr ka shkrumbuar banesën e Fatmir Shehut në lagjen nr 5 në qytetin e Memaliajt.

23:04
A Live Night/ Ylli Limani melankolik dhe i mallëngjyer teksa flet për shokët dhe lagjen e vjetër

Gjatë rrëfimit të veçantë në “A Live Night”, melankolik dhe i mallëngjyer Ylli Limani rrëfeu dhe një pjesë të historisë së tij me shokët dhe lagjen e vjetër para se të shkonte me familjen në Gjermani për t’i shpëtuar luftës së Kosovës.

22:54
A Live Night/ Si ndryshoi jeta e Yll Limanit prej një audicioni gjysmak në “The Voice”

Në një rrëfim të sinqertë në A Live Night, Ylli Limani tregoi se si ndryshoi jeta e tij nga një audicion gjysmak në “The Voice of Albania”.

22:32
Festë me “napolonin”, futbollistët surprizojnë Orges Shehin

Festë e ligjshme në kampin bardheblu, me lojtarët që pasi përqafuan të gjithë trajnerin Orges Shehi në përfundim të ndeshjes, bënë të njëjtën gjë edhe në momentin që ai u paraqit para studios së improvizuar të emisionit “Gol pas Goli”, për të ndarë emocionet e suksesit.

22:30
“Derbi i fundit, marr edhe Seferin me vete”, Hoxhallari: Penalltia? Çfarë i thashë Belicës

Erion Hoxhallari u shpall kampion me Tiranën edhe dy vite më parë, por ky i sotmi ka një tjetër ndjesi. Kapiteni i bardhebluve u shfaq në “Gol pas Goli” në Supersport bashkë me goleadorin Taulant Seferi, dhe të prekën disa tema. HOXHALLARI – “Ky titull apo ai para dy vitesh? Ky më shijon më shumë, pasi jam kapiteni dhe kemi dominuar kampionatin. […]

22:28
“Demat tërbohen” nga festa bardheblu, thyejnë stolat dhe përleshen me policinë

Tri vite më parë, Partizani triumfonte në derbin ndaj Tiranës dhe niste zyrtarisht festën e titullit kampion, ndërsa mbrëmjen e sotme historia u përsërit në “Elbasan Arena”, por në krahun e kundërt.

22:25
Halili: Titulli për tifozët, Shehi prind për çdo lojtar. Festa? Kam një kërkesë për Bashkinë

Lot feste te Tirana. Presidenti i Tiranës, Refil Halili ka fjalë të mira për të gjithë. Në prononcimin për “Gol pas Goli” në Supersport, kreu i 26 herë kampionëve të Shqipërisë ndalet gjatë te trajneri Orges Shehi dhe ka një kërkesë publike për Bashkinë.

22:23
Homazhet për Ilvi Metën, Berisha: Nisim së shpejti protestat kundër vjedhjeve shtetërore

Ish-kreu i PD-së, Sali Bersha i është bashkuar homazheve para Kryeministrisë për të riun ilvi Meta i cili humbi jetën brenda komisariatit të Kavajës.

22:01
Tirana mund Partizanin/ Sherr mes tifozëve, të acaruar shkatërrojnë stolat

Nuk kishte si të mos mungonte acarimi i tifozëve pas fitores së Tiranës në sfidën me Partizanin këtë mbrëmje në “Elbasan Arena”.

21:46
Bebja 8-muajshe vdes e mbyllur në makinën e nxehur, gjatë arrestimit të babait nga policia në SHBA (fotot)

Një i ri në Georgia, SHBA është akuzuar me vrasjen e bebes së tij tetë-muajshe, e cila u la e mbyllur në makinën e nxehtë, kur babai hyri në stacionin e policisë për të marrë armën e tij por u arrestua.

21:35
A Live Night/ Lidhja e ngushtë e Ylli Limanit me babanë dhe performanca pa lejen e tij e grupit Minatori

Këngëtari Ylli Limani është i ftuari special në natën e dytë të “A Live Night” nga Ledion Liço.

21:22
Jordania thirrje Izraelit të ndalojë bastisjet në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalem (fotot)

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë, Haitham Abul Foul tha sot se “Të gjithë 144 hektarët e Mesxhid al-Aksa janë vende adhurimi për besimtarët muslimanë”

21:08
Vdekja e Ilvi Metës, homazhe nga qytetarët e Elbasanit

 Mbahen homazhe para Drejtorisë së Policisë në nder të 31-vjeçarit, Ilvi Meta i cili humbi jetën ne paraburgimin e komisariatit të Kavajës.

20:54
Pankarta dhe qirinj, protestë paqësore nën moton ”Stop vrasjes në komisariate” në Kavajë

Nën moton ”Stop vrasjes në komisariate”, në qytetin e Durrësit po zhvillohet protesta e heshtur pranë komisariatit të policisë ku të rinj me pankarta në duar janë vendosur para godinës  policore.

20:41
Protesta për Ilvi Metën, Baçi: S’është rasti i parë që një person jep jetën në komisariat

Deputeti Luan Baçi gjatë protestës paqësore në Fier tha për mediat se nuk është rasti i parë vdekja e 31- vjeçarit Ilvi Meta në komisariatet e policisë.

20:40
Festë bardheblu në “Elbasan Arena”, Tirana merr zyrtarisht titullin Kampion

Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë për edicionin futbollistik 2021-2022 në Abissnet Superiore.

20:17
Sri Lanka shpall sërish gjendjen e emergjencës pas protestave të studentëve (fotot)

Policia ishte dislokuar sot në rrugët e kryeqytetit të Sri Lanka, Kolombo pasi presidenti shpalli sërish gjendjen e emergjencës.

20:16
Përmendorja e Hasan Prishtinës vendoset në qytetin e Vlorës pranë bustit të Ismail Qemalit

Vendoset në Vlorë përmendorja e heroit Hasan Prishtina.

20:15
“Stop vrasjes në komisariate”/ Potestë paqësore në disa qytete të vendit pas vdekjes së Ilvi Metës

Qytetarë në disa prej qyteteve të vendit kanë protestuar në mënyrë paqësore pas vdekjes së të riut Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës.

20:08
Autonomia spitalore/ Qeveria ka përgatitur projektin, ja si do funksionojë

Spitalet tona pritet të përfitojnë autonominë financiare dhe menaxheriale.

20:07
Protestuesit luftojnë me policinë në Kili pas plagosjes me plumb në kokë të gazetares (fotot)

Demonstruesit të zemëruar u përleshën me policinë dje në kryeqytetin kilen Santiago, në mbështetje të Francisca Sandoval, gazetares së qëlluar me plumb në kokë në protestën e 1 majit.

19:59
Turistët e pranverës/ Shumica e të huajve duan të vizitojnë natyrën shqiptare

Periudha e pranverës pëlqehet më së shumti nga turistët e huaj për të vizituar vendin tonë dhe për të mësuar për historinë e saj.

19:50
Euro po fiton betejën/ Zgjerohet përdorimi i valutës evropiane në ekonominë shqiptare

Edhe pse Banka e Shqipërisë, së bashku me AMF(Autoritet Mbikëqyrjes Financiare) dhe Ministrinë e Financave po ndjekin një paketë deeuroizimi prej pesë vitesh, për të forcuar monedhën kombëtare, shifrat tregojnë se politika nuk po jep efekte.

19:45
Qelitë e reja të paraburgimit/ Tiranë, do mbahen të gjithë të ndaluarit e policisë

Prej kohësh Policia e Tiranës ka pasur problem në trajtimin e personave të ndaluar dhe të arrestuar kjo për shkak të kushteve jo të mira të dhomave të sigurisë në komisariate por edhe mbipopullimit.

19:40
Merr fund pritja, Uzuni vjen nga stoli dhe gjen golin e parë në Spanjë

Iu deshën 12 ndeshje dhe shumë mundësi të shpërdoruara para se Myrto Uzuni të festonte golin e parë në elitën spanjolle, La Liga.

19:04
Rama-opozitës: Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAK-un sipas nongratave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë të ashpër pas deklaratave nga ana e opozitës, se ai ka kërcënuar SPAK-un.

18:43
Tentoi të vidhte para në recepsionin e spitalit, momenti kur 34-vjeçari nxjerr pistoletën lodër

Një 34-vjeçar u prangos nga policia në Gjirokastër pasi tentoi t’i vidhte një shumë parash recepsionistes së spitalit rajonal , nën kërcënimin e një pistolete lodër.

18:35
Dygolësh historik, Lukaku ndryshon “prefiks”! Broja nuk “ndez” sërish

Romelu Lukaku shënoi një dygolësh për Chelsea, duke u ngjitur në kuotën e 200 golave me klube në kampionatet ku ka luajtur.

18:26
Berisha akuza kryeministrit: Rama do të shtijë në dorë regjistrin bankar!

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, pak orë pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste.

18:11
Babai i nevrikosur lufton me 30 nxënës shkolle pas konfrontimit me ngacmuesit e bijve të tij (fotot)

40-vjeçari Willie Smith kishte nisur luftën me studentët perkrah djemve të tij pasi refuzonte të shmangej prej “gangstereve” të shkollës.

18:10
Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane kanë dalë për të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar.

18:07
Trafik droge dhe pjesë e një grupi kriminal, ekstradohet nga Gjermania 47-vjeçari shqiptar

Një 47-vjeçar shqiptar pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në kërkim për trafik droge është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë këtë të shtunë.

18:01
Vizita në SHBA, Veliaj takon Mark Gjonaj: Krenar për rolin e tij për rrugën “Fan Noli” e së shpejti “Skënderbej” në New York City

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar dhe me aktivistin shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj.

17:49
Ndeshja Partizani-Tirana në “Elbasan Arena”, kontrolle të shumta policore

Kontrollet policore janë shtuar në autostradën Tiranë-Elbasan për shkak të ndeshjes Partizani-Tirana në “Elbasan Arena”.

17:44
Partizani-Tirana/ Publikohen formacionet zyrtare, Shehi me sulm të sajuar

Partizani dhe Tirana do të matin forcat për herë të fundit këtë sezon, duke nisur nga ora 18:45 në “Elbasan Arena”, me “të kuqtë” që do të synojnë të blindojnë Europën dhe “bardheblutë” që duan të vulosin titullin kampion në derbi.