Pfizer konfirmon se nuk kishte testuar vaksinën e saj tip ‘mRNA’ për parandalim të transmetimit të COVID (fotot)

14/10/2022 21:33
Janine Small, drejtuese e tregjeve ndërkombëtare te kompanisë Pfizer

Janine Small, drejtuese e tregjeve ndërkombëtare e kompanisë Pfizer dëshmoi dje në një seancë dëgjimore me Bashkimin Evropian në Bruksel për pandeminë Covid 19, në përgjigje të pyetjes së euro-parlamentarit holandez Robert Roos, nëse vaksina e kompanisë së saj ishte testuar në lidhje me ndalimin në transmetimin e virusit SARS-COV2.

Sipas konferencës së publikuar në faqen zyrtare  EU Media Center zonja Small u përgjigj se kjo nuk kishte arritur të bëhej, dhe tashmë shumë zyrtarë po përpiqen të përcaktojnë sesi komentet e saj do të ndikojnë në besimin e publikut te informacioni shkencor në përgjithësi, dhe në shëndetin publik.

Në seancë drejtoresha Small pranoi se vaksina nuk ishte testuar për aftësinë e ndalimit të transmetimit të virusit, në ndryshim nga ajo që reklamohej për të.

“Në lidhje me pyetjen nëse e dinim nëse mund të ndalonim imunizimin para se të hynim në treg …Jo, nuk e dinim. Ne duhet të lëvizim me shpejtësinë e shkencës për të kuptuar atë që ndodh në treg”, tha përfaqësuesja e kompanisë së vaksinave, duke u justifikuar se nuk kishte kohe prej konkurences.


Pas seancës eurodeputeti Roos nisi të komentonte në rrjetet sociale duke hedhur dyshime mbi bazën e logjikës së kërkesës së vaksinimit nga qeveritë e BE, duke thënë se “arsyetimi kryesor për vaksinimin e popullates ishte i bazuar në një trillim”.

“Ne kryeministri na tha se nëse nuk vaksinoheni jeni antisocialë. Ju e bëni këtë për të gjithë shoqërionë, kështu na thanë. Sot kjo rezulton një budallallëk”, tha Roos në videon e tij të postuar në rrjetin Twitter.

“Në seancën e COVID në Parlamentin Evropian, një nga drejtorët e Pfizer pranoi se në kohën e lëshimit të vaksinës, ajo nuk ishte testuar për aftësinë e ndalimit të transmetimit të virusit,” thotë më tej Roos në videon e tij.

FOTO GALERI
1/3
Roos nisi të komentonte në rrjetet sociale duke hedhur dyshime mbi bazën e logjikës së kërkesës së vaksinimit nga qeveritë e BE

Top Channel