U shpall ‘non grata’ për veprime në dëm të Shqipërisë, reagon për TCH Bekir Halimi: Jam në pritje të shtetësisë shqiptare, deri atëherë jam subjekt vetëm i ligjeve të shtetit tim
Plagosje me thikë në Korçë ka nfodhur këtë mbrëmje pas një konflikti mes dy personash.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, P. R., 25 vjeç, punonjës i një lokali ka dëmtuar në krah me thikë E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Top Channel