Ilir Dushkaj dhe Frenki në natën e dytë  në Dancing With The Stars kërceu një “Charleston”, plot stil dhe sharm.

Ai u përfshi në diskutime me jurinë në lidhje me vlerësimin e natës së parë, ku përfunduan të fundit me pikët.

“Armik e ke sinkronin, sikur ta shijoje kërcimin siç shijon koktejlin do ishte kërcimtar fantastik”, tha Valbona mes të qeshurave.

Dalina e vlerësoi performancën me 3 pikë, Armandi 5 pikë, Kledi 3 pikë, kurse Valbona 4 pikë. Iliri dhe Frenki morën 15 pikë, një pikë më pak se natën e kaluar.

Ata mbajnë kodin VIP 7 për të gjithë fansat që duan t’i votojnë.

Kujtojmë se nga nata e parë Iliri grumbulloi 16 pikë nga juria.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eleminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel