Enxhi dhe Silvesteri realizuan kërcimin e dytë për finalen e “Dancing With The Stars”, në të cilën rrëmbyen 40 pikë.

Juria mbeti e kënaqur me performancën e konkurrentes, e cila sipas tyre ishte si e një balerine profesioniste.

Valbona Selimllari: Ishte shumë mirë. Pa diskutim që i gjithë suksesi i Enxhit shkon edhe për Silvesterin.

Lori Bala: Sot për Enxhin dua të ngrihem në këmbë dhe të them që ishe spektakolare.

Ilir Shaqiri: Unë pashë një sparkatë të realizuar. Hapa të realizuara si një balerinë profesioniste.

Një performancë të tillë padyshim që juria e vlerësoi me pikët maksimale, ndërsa për publikun është i hapur votimi në VIP13.

Top Channel