Këngëtari Ylli Limani promovoi albumin e tij të titulluar “Tjetër” gjatë finales së madhe të “Dancing With The Stars”.

Artisti performoi këngët “Ndjenjë”, “Tuat”, “Mos prit”, “Kanë me tu kujtu”, etj., nën shoqërinë e trupës profesioniste të baletit.

Nën dritat shumëngjyrëshe dhe koreografisë spektakolare, Yll Limani dhuroi momente shumë të bukura.

Pa përfundimit të këndimit, artisti u pyet nga moderatorja, Bora Zemani, për muzën e këtij albumi. Ndër të tjera kërkoi të dijë nëse këngëtari do të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm të “Dancing With The Stars”.

“Është një copë e shpirtit tim, kjo juri do të më kishte eleminu dy ditët e parë. 9 muaj, një vit përgatitje po. Të gjithë janë të mirë, por Fifi është…”, tha Ylli.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel