Në një performancë me dy balerina, Ensa dhe Erisa, Sardi Strugaj ka rrëmbyer një rekord pikësh në finale.

Erisa ka prekur për herë të parë pistën e vallzimit të “Dancing With The Stars” pas dëmtimit gjatë “Sfidës së Partnerit” me Eni Shehun, për të shoqëruar Sardi Strugën në një performancë që u vlerësua maksimalisht nga juria.

Për Lori Bala, këngëtari ka qenë sot një bishë e vërtetë, duke i vënë kapakun gjithë mundit të derdhur në sezonin e dytë të Dancing në mënyrën më të mirë të mundshme. Olta, nga ana tjetër, theksoi se Sardi është dëshmia e qartë se pavarësisht profesionit, DWTS të gdhendë duke të kthyer në një superbalerinë. Për kryetarin e jurisë, Ilir Shaqiri, kjo performancë e Sardit ishte habiteti i tij i gjësë.

Bora: Ke zgjedhur të vish me të dy balerinat sot ëëë?

Sardi: A ka njeri më me fat se unë?

Bora: Jo, jo. Jam e sigurt që jo.

Lori: Sardi një bishë e vërtët. Sapo i vure kapakun gjithë punës tënde në DWTS. Kishe dinamikë në performancë, interpretim, i pate të gjitha.

Olta: Sardi e nise me një dhe e përfundove me dy… ti je dëshmia e qartë se Dancing të merr, të bën dhe ja ku je… Ke një të vetëndjerë të paparë. Më pëlqen të vetëndjerit që t’i ke.

Valbona: Sot unë bëra një pakt me veten sepse për mua të katër ju jeni finalist të këtij edicioni. Preferencat e mija i kam treguar përgjatë këtij edicioni me pikët që kam dhënë. Por për mua sot të gjithë jeni finalistë. Unë fillimisht e kisha të vështirë të mendoja se ti do të zgjasje më shumë se tre netë, por t’i ma përmbyse këtë mendim me artistin që ti je.

Iliri: Do të hyjë brenda teknikës apo të ta mbyll me një fjali?

Olta: Po hyrë mor hyrë…

Iliri: Si e ha ti menjëherë presionin… Po e lë anën teknike dhe po të thëm vetëm këtë gjë. Kjo performancë ishte habiteti yt i gjësë, por ki kujdes sepse nuk do të shkojë gjithmon kështu.

Sardi: Në fakt, e vërteta është se duke qenë se kam qenë një balerinë shumë i mirë, Iliri dhe koreografët e tjerë më kanë ftuar të bëhem pjesë e trupës së baletit.

Olta: Do shkosh edhe ti në Ansambël mo?!

Sardi: Kësaj mendoj se i referohej Iliri.

Iliri: Ti e kuptove atë që i thash apo jo…

Olta: Po tani…

Iliri: E kuptove apo jo, mos grinë sallatë kotë…

Olta: Çështja është kryetar se ne na vjen nonjëherë sinjali me vonesë… Por ti do ta shikosh Oltën në sezonin tjetër.

Por si e vlerësoi juria? Valbona Selimllari 10 pikë, Ilir Shaqiri 10 pikë, Olta Gixhari 10 pikë, Lori Bala 10 pikë. 40 pikë për Sardi Strugaj dhe 77 pikë në total për të dy kërcimet sonte. Por si e priti ai?

“E dini më të fortën? Nuk kam marr nonjëherë 40 pikë dhe është dashur të kërceja edhe me Erisën dhe Ensën që të merrja kaq pikë. Unë i them publikut që nëse mendoni se Arnita duhet të fitojë votoni VIP 10, nëse mendoni se Enxhi e meriton të fitojë, votoni VIP 10. Nëse mendoni që e meriton fitoren Fifi, sërish votoni VIP 10”- tha Sardi, duke kërkuar që publiku të votonte për të.

Top Channel