Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë Shkolla “17 Shkurti” ndodhet në Qesarakë, në lagjen që njihet si “Fresku”, në Tiranë.
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, prindër të shqetësuar dërguan video ku tregohen dëmtime brenda kësaj shkolle, rënie të suvatimeve nëpër korridore dhe klasa.
Rënien e suvasë e provon fakti që dy persona dolën nga shkolla gjatë kohës që po filmonim, duke mbajtur një kosh mbushur me inerte, që e hodhën pranë vendgrumbullimit të plehrave. Në oborr shikohen edhe dy persona për mirëmbajten e objekteve.
“Nuk na ka thënë gjë njeri, por është me rrezik. Unë kam mbesën në klasën e tetë. Suvaja mund t’u bjerë në kokë fëmijëve. Nuk e kuptoj se si vazhdojnë mësimin”– shprehet një prind.
“Kjo ndërtesë është ngritur mbi përrua dhe siç duket shirat po e dëmtojnë“.
“Këta po e mbajnë të fshehtë. Unë nuk e sjell fëmijën në parashkollor, sepse nuk ka siguri”.
“Unë i kam parë copat e suvasë. Kishin rënë gjatë natës. Nuk ka dëmtuar as fëmijë dhe as mësues. Por urgjent të merren masat. Ne nga ju po e marrim vesh se çfarë ka ndodhur. Po përse mbahet e fshehtë kjo gjë“- shprehen ata të shqetësuar.
Dëmtimet shihen me sy të lirë edhe nga rruga, ndërkohë që kërkesës për një prononcim drejtoresha e shkollës i përgjigjej përmes rojës, ‘se ka punë’.
Në shkollën “17 Shkurti” mësojnë rreth 900 fëmijë. Godina u ndërtua në vitin 2012 dhe në 2015 u ngjitën edhe dy kate shtesë.
Top Channel