Foto ilustruese

Një 29-vjeçar i identifikuar si Eduart Zekaj është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij u hetua në gjendje të lirë, pasi iu gjetën 18 videoprojektorë të vjedhur në katër universitete të Tiranës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Videoprojectors” u bë arrestimi i të riut dhe procedimi i 40-vjeçarit me iniciale R. K., të dy banues në Tiranë, i cili ka përvetësuar sendet e vjedhura.

Në pranga u vu edhe një 45-vjeçar, banues në Tiranë, pasi tentoi t’i vidhte telefonin një personi.

Armand Nushi pas veprimit të bërë ndaj shtetasit L. S. në Rrugën e Dibrës është larguar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Medicus” në verifikimet e kryera rezultoi se autori me datë 23.09.2022, ka vjedhur shuma parash në dyqanin në pronësi të shtetasit Th. J.

26-vjeçari i identifikuar si Emilian Imeri, banues në Tiranë, u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Friend”, pasi dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në magazinën në pronësi të shtetases E. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel