Megi Pojani dhe partneri i saj Jurgeni dhuruan shumë emocione gjatë performancë në natën e dytë të spektaklit të Dancing With The Stars.

Me një tago plot sensualitet, siç është edhe vetë zhanri i kërcimit, ata morën shumë duartrokitje, por edhe kritika nga juria për shkak të fabulës që përcollën.

Pavarësisht kritikave, vlerësimi i jurisë për Megi Pojanin ishte pozitiv dhe ajo mori 25 pikë.

Për të gjithë që duan ta mbajnë në garë Megi Pojanin duhet të dërgojnë mesazh me kodin VIP 10 në numrat që jepen në ekranin e Top Channel.

Kujtojmë se Megi grumbulloi 21 pikë nga juria në natën e parë të spektaklit.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eleminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel