Për’puthen/ Ka hyrë në program për Mateon, Lea tregon të vërtetën dhe e provokon gjatë gjithë takimit

14/10/2022 18:36

Në këtë puntatë të Për’puthen u transmetua takimi i Mateos me Lean, i cili nisi me shumë provokime.

Ata e zhvilluan takimin e tyre në natyrë, duke bërë piknik në ambientin romantik.

Gjatë bisedës konkurrentja tregoi se një nga arsyet që ka hyrë në program ka qenë Mateo, pasi e ka njohur më parë.

Lea: Të kam parë në palestër në Elbasan dhe kur të pashë në Për’puthen ishte akoma një shtysë që të të njoh

Mateo: Domethënë unë jam një nga arsyet që ke hyrë në program

Lea: Po

Lea: Më pëlqen që je tip i rezervuar, por kam vënë re që gënjehesh nga pamja e jashtme

Mateo: Nuk gënjehem nga pamja e jashtme, por thjesht bukuria normalisht më tërheq

FOTO GALERI
1/4

Top Channel