Rezultatet e tyre të javës së shkuar ishin mjaft premtuese, ndaj dyshja Elhaida dhe Lediani nisën me mjaft pritshmëri kërcimin, të shpalosin të gjithë punën e një jave me sukses sonte me një Passodoble në DWTS.

Puna e një jave prova nuk zhgënjeu, pasi komentet nga juria ishin tejet pozitive ndryshe nga ç’ishin me çiftet e deritanishme.

“Ishte kaq e fortë, zjarri dhe temperamenti ishin të goditura. Një vërejtje kisha, gjoksi duhet të rrijë përpara. Diçka e vogël”– tha Kleidi Kadiu.

“Unë nuk e di se si mund të këndojë trupi siç të këndon goja. Të shikoj se ti këndon dhe me trup të them që ti je një artiste e vërtetë”- tha Valbona Selimllari.

“Do doja të ishe “torturuar”, të shof deri ku të shkosh, ishe fantastike, bravo”- tha Dalina Buzi.

“Jeni bërë të mërzitshëm duke i bërë gjërat shumë korrekte”- tha Armando Peza

Totali i pikëve këtë javë ishte 32, pra pesë pikë më shumë se javën e shkuar.

Dalina Buzi 8 pikë, Armand Peza, 8 pikë, Klejdi Kadiu 8 pikë, Valbona Selimllari 8 pikë.

Nëse Elhaida dhe Lediani janë të preferuarit tuaj mund t’i mbështesni ato me tekstin Vip6.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel