Edhe pse ky show përbën për të herën e parë në skenë, Sara Hoxha nuk nguron të dhurojë spektakël për publikun.

Në një kërcim Fox Trot, ajo dhe Luixhino morën mjaft komente ndër to dhe kritika për një ndasi mes aktrimit dhe kërcimit.

“E fillove mirë, por shprehja të ngeli gjithë kërcimin, ishe e bllokuar”– tha Kledi Kadiu.

“Unë nuk kundërshtoj Kleidin, në aktrim ishe aktore. Më erdhi një përjetim real”– tha Valbona Selimllari.

“Shoh një ndarje, ose kërcimi ose aktrimi, duhet të diskutohet në tërësi. Ti ke shumë për të nxjerrë.“-tha Dalina Buzi.

Në total çifti mori 24 pikë: Dalina Buzi 5 pikë, Armand Peza 6 pikë, Klejdi Kadiu 5 pikë, Vlabona Selimllari 8 pikë.

Nëse Sara dhe Luixhino janë të preferuarit tuaj mund t’i mbështesni ato me tekstin VIP3.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel