“Jam i Antidrogës”/ Grabiti me dhunë të riun në mes të Tiranës, Elvis Sejdo lirohet nga burgu për tejkalim afatesh

15/10/2022 11:49

Elvis Sejdo, i vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës për një grabitje të kryer në gusht të këtij viti, u la i lirë sot nga gjykata, pasi kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ishte bërë jashtë afatit 72 orësh që e ka të përcaktuar Kodi i Procedurës Penale.

Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha. Prokuroria kërkoi në seancë caktimin e masës “arrest me burg” për Sejdon, por u kundërshtua nga avokati Sokol Tahiraj, i cili i kërkoi gjykatës lirimin, që u pranua.

Sipas akuzës, dokumentacionet për prerjen e fletës së arrestit për Sejdon u sollën me vonesë nga Policia e Tiranës dhe për këtë arsye afatet kanë kaluar.

Elvis Sejdo, tashmë i liruar nga akuzat, ishte shpallur në kërkim përmes operacionit “Escape” pasi ishte bashkëpunëtor në grabitje në afërsi të qendrës “Kristal” në Tiranë.

‘Jam i antidrogës, ku i ke lekët’. Kështu nisi grabitja pasditen e 8 gushtit në zonën “Komuna e Parisit” në kryeqytet.

Në atë kohë, Kevin Zekës i grabitën me armë 1450 euro dhe biçikletën, ndërsa përfunduan në pranga Sebastjan Ogiçi, Ruzhdi Thoma dhe Marjus Fejzulla, ndërsa në kërkim u shpall Elvis Sejdo.

Top Channel