Gjermania thotë se shpreson të marrë materialet e para bazë nga Mongolia (fotot)

14/10/2022 17:49

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se shpreson që vendi i tij të forcojë lidhjet me Mongolinë, duke cituar pasuritë e mëdha minerale të vendit si bakri dhe metale të tjera të rralla të tokës.

Duke folur pas takimit të sotëm në Berlin me kryeministrin mongolian Luvsannamsrain Oyun-Erdene, Scholz tha se dy liderët kishin rënë dakord të “thellonin e zgjeronin bashkëpunimin mes dy vendeve.”

Scholz shtonte se transformimi i sektorëve të energjisë do të jetë dhe fokusi i takimit të tij në Mongoli vitin që vjen,  duke shtuar se vendi ka potencial të madh gjithashtu për energji diellore apo të erës.

Gjermania kërkon të mbyllë marrëveshje importi me vendin aziatik të rrethuar nga toka, për të reduktuar varësinë nga Kina e Rusia.

“Mongolia do të bëhet një partner i rëndësishëm për shumë materiale të strategjisë sonë të diversifikimit”, shtoi Scholz.

FOTO GALERI
1/3
Duke folur pas takimit të sotëm në Berlin me kryeministrin mongolian Luvsannamsrain Oyun-Erdene

Top Channel